Së pari na lejoni t’ju bëjmë me dijeni se “Miss Shqipëria 2019” u shpall 23- vjeçarja Klea Bushi, e cila jeton me familjen në Itali prej 22 vitesh.
Konkursi i bukurisë, mbajtur në kalanë e Libohovës, pati në krye të jurisë Eni Çobanin, e cila i surprizoi të pranishmit me një duet së bashku me Irma Libohovën. Vlerësojeni vetë:
View this post on InstagramBashkepunim me shpirt dhe dashuri @ilibohova @enis.mullaj per mua eshte e paharrueshme
Duket se juristja e ka pasion muzikën, nisur nga fakti që kjo nuk është hera e parë që Çobani këndon përballë publikut. E ftuar muaj më parë në emisionin “Soirée” Eni këndoi “Kur të jesh mërzitur shumë”.