Nëse tërhiqesh pas muzikës dhe botës së repit, s’mund të mos jesh në dijeni të “armiqësisë” Tayna- Rina Balaj (lexo gjerë e gjatë këtu). Prej muajsh, nga diss- i në diss vajzat janë thumbuar sistematikisht. Nga ana tjetër, Balaj ka bashkëpunuar me Feron, njëkohësisht edhe mik i saj. Kështu, ju e dini si funksionon: ç’nuk është mik për ty, s’është as për mikun tënd.
Për këtë arsye, vështirë të parashikohej se në ditën e lindjes së reperit, ky i fundit të argëtohej me këngën e Tayna- s në makinë dhe më pas vetë Tayna ta postonte videon në Instagram duke e uruar. Ja që ndodhi:
View this post on Instagram
Por ky s'është flamuri i parë i ngritur për paqe në repin shqiptar. Në prill, përmes një postimi në Instagram, Melinda i kërkoi publikisht falje Tayna-s duke i mëshuar faktit se duhet të ndryshojë mënyra si reperet po sjellin produktet e tyre muzikore.
“I kërkoj falje artistes Tayna për ofendimet në freestyle-in e fundit. Për shkak të drejtimit që ka marr rap-i i femrave, mendoj se duhet ta ndryshojmë kahun dhe të mos nxisim urrejtjte te gjeneratat e reja.”
Pak kohë më parë, në një freestyle (improvizim) në Instagram, Melinda thumboi Tayna-n.
“Ring, ring, ring, s’ki qa bon, kno për fmi tash”, shprehej ajo në një pjesë dhe nuk ishte e vështirë të kuptohej që i referohej këngës së fundit të Tayna-s, “Ring Ring”.
Më pas vazhdoi me “Columbiana je putana qik e pufit”, (kënga “Columbiana” – Tayna ft. Don Phenom), “Qfar boss chick me 30% move bit*h” (Kënga “Aje” me Ledri Vulën ku Tayna shprehet ‘I’m a boss chick”). Në fund, e mbyllte me “Qysh e ki emnin, Tokyo a Taiëan? Po kujt po i han kur je made in China”. Videoja u fshi nga kanali i Melindës në YouTube. Për dijeninë tuaj, Tayna s’e pranoi faljen.
Mbi të njëjtën tematikë (ofendimet mes repereve) foli edhe Ledri Vula i ftuar në emisionin “NIN”.
"Më vjen keq që një fjali e imja në ‘NIN’ është keqkuptuar edhe pse as me këngët e mia, e as vet si person unë nuk i ofendoj jo vetëm reperet, por askënd nga gjinia femërore. Të mendoja që femrat nuk bëjnë rep të mirë nuk kisha bërë këngë me Tayna-n. Unë e kisha për fjalorin që përdoret. Po më bezdis që edhe femrat e kanë marrë atë zanat të keq të përdorimit të sharjeve si ne. E di që munden të bëjnë reptura më të mira, pa qenë nevoja të shajnë, se fjalorin e kemi mjaft të pasur. Ne na dëgjojnë edhe fëmijët dhe familjet e tyre, prandaj edhe po e them këtë gjë. Ju që po e ngrini këtë pluhur, kthehuni edhe shikoni të gjitha tekstet e këngëve të mia dhe pastaj gjykoni!”
Pas Ledrit, Dafina Zeqiri reagoi po ashtu:
“Dua t’u them të gjithave kolegeve të mia repere: Bëni rep! Bëni qejf! Ka konkurrencë sa të doni (sidomos djemtë), por mos e poshtëroni njëra-tjetrën pasi ne kemi nevojë për njëra-tjetrën. Karakteri është trashëgimia juaj.”