KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Sex

Orgazmë e paparë që zgjat? Një hile e vockël!

Shkruar nga Anabel

8 Korrik 2019

Orgazmat janë fantastike dhe për këtë me shumë gjasa biem në një mendje. Ashtu siç e dimë që fatkeqësisht janë shumë, po shumë të shkurtra! Thonë që gjërat e mira zgjasin pak, por e dini që mund të bëjmë diçka për ta përjetuar më gjatë?! 

Sekreti? Në momentin që ndjeni se po kaloni orgazmë, tërhiquni. Bëjeni këtë 2 ose 3 herë dhe do të shihni se si kjo herë do të kthehet në seksin më të mirë të jetës.

1. Pushoni

Hiqeni dorën tuaj, ose dorën apo penisin e partnerit në momentin që ndiheni se do të përfundoni. Qetësohuni për disa minuta, pastaj filloni sërish.

2. Shpërqëndrohuni

Krijoni ndjesi të tjera të papritura larg klitorit tuaj në momentin që duhet të kaloni në orgazëm, provoni të shtypni apo ngacmoni pjesën e brendshme të kofshës, kështu do të ndaloni kalimin në orgazëm.

Pas disa pengesash të tilla, provojeni sërish, këtë herë shkojini deri në fund. E garantuar që do ta shijoni shumë.

MOS I HUMBISNI