“E lum e lum
E lum e lum e paça paça
E nalu pak e nalu pak
Ende sa s'plasa
Se zemra ime , se zemra ime
Je ti vetë
Se unë për ty, se unë për ty
Jap jetë “
S’ka se si vargjet e mësipërme të jenë të panjohura për ju. Krijimi i vjetër arbëresh “ Moj E Bukura More” ka frymëzuar edhe Dafina Zeqirin e reperin Lumi B, të cilat pak më parë në YouTube publikuan versionin e ri, “Lule Lule”, një këngë me ritme verore.
Së fundmi është vënë re një rikthim i këngëve të së shkuarës. Ju kujtojmë "Kthema kohën“ nga Cricket apo "Moj bjondinë me sytë e zi“ nga Luana Vjollca dhe TNT.