Showbiz dhe TV

Loredana, e dashura e Mozzik që u bë më VIP se vetë ai

Shkruar nga Anabel

6 Korrik 2019

Loredana, e dashura e Mozzik që u bë më VIP se vetë ai

Rreth dy vite më parë, Loredana u bë e njohur si “e dashura e Mozzik”. Asokohe, ajo kishte blogun e saj në Instagram ku postonte foto për makeup-in, veshjet dhe stilin e jetesës.

Loredana, e dashura e Mozzik që u bë më VIP se vetë ai

Pasi doli publikisht me reperin në qershor të 2017-s, Loredana u bë objekt lajmesh. Për muaj me radhë, portalet flisnin për romancën e tyre, ku herë ishin të ndarë, e herë bashkë më të dashuruar se kurrë.

Loredana, e dashura e Mozzik që u bë më VIP se vetë ai

Loredana nuk është rasti i parë në listën e vajzave që u bënë të famshme si “e dashura e filanit” dhe më pas u bënë ndoshta më të njohura se vetë ata (kujto: Dua Lipën dhe Ledri Vulën, Andrra Destanin dhe Sinan Hoxhën, Afërdita Dreshajn dhe Shpat Kasapin, Klaudia Pepa dhe Albi Nakon etj).

Loredana, e dashura e Mozzik që u bë më VIP se vetë ai

Para se t’i përkushtohej muzikës, reperja ra në sy për stilin e veçantë në të veshur, që karakterizohej nga veshjet e gjera,

Loredana, e dashura e Mozzik që u bë më VIP se vetë ai

dhe videot me kërcimin e saj identifikues.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Loredana (@loredana) on

Në prill të një viti më parë, nisën dyshimet e para se Loredana – e cila tashme kishte një numër të konsiderueshëm ndjekësish – do t’i futej muzikës. Gjithçka nisi me videon ku reperja këndonte një pjesë nga kënga “Sonnenbrille”, e cila u publikua në qershor të 2018-s.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Loredana (@loredana) on

“Sonnenbrille” i siguroi Loredanës një vend të mirë në listën e repereve që shpërthyen një vit më parë, duke eksperimentuar në një kategori muzikore të dominuar nga djemtë.

Loredana, e dashura e Mozzik që u bë më VIP se vetë ai

Të tjera bashkëpunime me partnerin, Mozzik, si “Bonnie & Clyde”

Loredana, e dashura e Mozzik që u bë më VIP se vetë ai

dhe “Romeo & Juliet”

Loredana, e dashura e Mozzik që u bë më VIP se vetë ai

e bënë të famshëm emrin e saj në tregun shqiptar, gjerman dhe atë zvicerian.

Nuk ka kurrë publicitet të keq, ndaj jo më kot ndjekësit e reperes u shtuan në numër pas skandalit për mashtrim dhe zhvatje. Sipas Likeometer.co, pas skandalit që bëri bujë në media më 7 maj, reperja humbi fillimisht 300 fansa, por në vijim shifrat u rritën orë pas ore. 24 orë më vonë, Instagrami i Loredanës u shtua me 4000 ndjekës të tjerë, pasuar nga 20,000 dhe kështu me radhë.

Deri në mars të këtij viti, Loredana numëronte 1,264,579 ndjekës në Instagram, ndërsa sot ka më shumë se 1,500,000

Loredana, e dashura e Mozzik që u bë më VIP se vetë ai

ndërkohë që Mozzik nga ana tjetër numëron 1,000,000.

Loredana, e dashura e Mozzik që u bë më VIP se vetë ai

Jo vetëm në numër ndjekësish, por duket sikur reperja po lë në hije partnerin edhe në muzikë. Dje, të dy publikuan nga një projekt muzikor të mëvetësishëm; përkatësisht Loredana “Jetzt rufst du an”, ndërsa Mozzik “Pinocchio” në bashkëpunim me Luciano.

Loredana, e dashura e Mozzik që u bë më VIP se vetë ai

Loredana, e dashura e Mozzik që u bë më VIP se vetë ai

Ndonëse bashkëpunim, “Pinocchio” ka rreth 460,000 shikime në YouTube, ndërkohë që kënga e reperes e ka kaluar shifrën e 2,700,000 shikimeve.