Showbiz dhe TV

Sipërmarrësja shqiptare surprizon punonjëset

Shkruar nga Anabel

6 Korrik 2019

Sipërmarrësja shqiptare surprizon punonjëset

Pas Itty Bitty Toes – një brand me rroba për fëmijë – sipërmarrësja shqiptare që jeton në Amerikë, Egreis Gjergjani, krijoi një linjë me rroba për të rritur, By Egreis. Projekti i fundit nuk mund të realizohej pa ndihmën e dy punonjëseve të saj, Krystol Marie dhe Briana Torres, ndaj si një mënyrë për t’i vlerësuar për punën e tyre, ajo vendosi t’i surprizonte në një mënyrë të veçantë.

Sipërmarrësja shqiptare surprizon punonjëset

Në disa video të shpërndara në Instagram, duket se Egreis u kërkoi atyre të zgjidhnin disa produkte te Gucci dhe në fund u tha se në fakt ishin për to. “Zemrat e mia meritojnë botën,” shkroi ajo.

Sipërmarrësja shqiptare surprizon punonjëset

Prej shumë vitesh, Egreis jeton në Amerikë së bashku me bashkëshortin dhe 3 fëmijët, 2 djem dhe një vajzë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Egreis Gjergjani (@thestilettomeup) on

Pasi u bë e njohur falë koleksionit të saj gati magjik me më shumë se 500 palë këpuce, kryesisht Louboutin, Egreis hapi linjën e rrobave për fëmijë. Për sipërmarrësen me origjinë nga Berati, “këpuca është një vepër arti dhe ajo një koleksioniste e denjë”.

“Familja ime ka dashur gjithmonë që unë të studioj jashtë, por nuk kam ikur me Green Card apo vizë studenti, absolutisht. Kam ikur si klandestine,” u shpreh ajo në një intervistë për Anabel në 2014-n. “Udhëtimi drejt Amerikës ka ndodhur kur isha gjimnaziste dhe kam udhëtuar përmes Kanadasë në bagazhin e një makine. Ka qënë eksperiencë shumë e vështirë në fakt. Pasi shkova atje m'u dha mundësia të nisja studimet për biznes në University of Southern California, në Los Angeles.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Egreis Gjergjani (@thestilettomeup) on

MOS I HUMBISNI