Showbiz

Egla Harxhi la Parisin për ta bërë Libofshën si Ibiza: ‘Po na ndihmojnë miq miliarderë’

Egla Harxhi la Parisin për ta bërë Libofshën si Ibiza:

Në një intervistë për Panorama Plus, ish-Miss Albania, Egla Harxhi, tregoi ndër të tjera për mënyrën si ajo dhe partneri i saj Alexandre de Basseville lanë Parisin për t’u shpërngulur në Libofshë (Fier), një territor të cilin kanë në plan ta shndërrojnë si Ibiza.

“Kur u largova nuk kisha më në mendje të kthehesha, në mënyrë absolute jo, por sot i jap më shumë kuptim thënies: Kurrë mos thuaj kurrë! Jam kthyer sepse për herë të parë kam diçka, tek e cila besoj me çdo qelizë. Besoj te kauza e ndryshimit të Shqipërisë në një sistem të ri politik, ekonomik dhe shoqëror, besoj te fakti se ky vend do të bëhet dhe se sot refuzoj nga kushdo shprehjen që është kthyer në një mantra: 'Eh, harroje, ky vend nuk bëhet!' Se çfarë do të thotë 'bëhet', asnjëri nuk e di, por një gjë është e sigurt, që çdo gjë bëhet ashtu siç ti e mendon dhe e projekton.” – tregoi ajo për arsyen e kthimit në Shqipëri, pas largimit në Paris.

Egla Harxhi la Parisin për ta bërë Libofshën si Ibiza:

Përsa i përket Principatës së Libofshës, midis të qenurit një objekt real apo thjesht utopi, Egla sqaron se “objektivi është që në zonën e Libofshës të krijohet një rezervë natyrore, e cila në bazë ka mbrojtjen e ekosistemit”. “Kemi punuar gjatë për të përpiluar një projekt zhvillimi ekologjik, i cili në koncept ka një stil jetese në autonomi totale dhe të pavarur nga shoqëria e konsumit dhe falsitetit. Duhet të kthehemi tek esencialja, te bazat e natyrës. Do të ketë ndërtime të cilat kanë impakt zero në ambient, elektricitet me energji diellore, riciklim i ujit. Fermerët e zonës janë të gatshëm të bashkëpunojnë për zhvillimin e agrikulturës dhe projektit në tërësi. Kemi disa marrëveshje me partnerët e biznesit për t’i dhënë formë projektit.”

Egla Harxhi la Parisin për ta bërë Libofshën si Ibiza:

Ndër të tjera, ajo shton se ka edhe financues, kryesisht miq milarderë të partnerit. “Shumë miq tanë miliarderë, të cilët sot, mbas një pasurimi kolosal, po i bëjnë pyetjen vetes se ku po shkojmë si shoqëri, ata vetë i janë kthyer një stili jetese ku nuk besojnë më te konsumi eksesiv që po shkatërron planetin. Ata janë gati të ndjekin Alexander symbyllazi në këtë projekt sepse vërtet besojnë te vizioni që ai ka. Kur ka shkuar për herë të parë në Ibiza për të investuar, ishte një ishull që nuk kishte asgjë sepse në atë kohë vendi ku të gjithë shkonin ishte Saint Tropez. Askush nuk kishte besim tek Ibiza. Por shikoni Ibiza sot.” Shumë prej tyre kanë propozuar të sjellin në Libofshë madje dhe luanë ose specie, të cilat janë në zhdukje sot, dhe plani është që të krijohet një rezervë natyrore me varietete speciesh të florës dhe faunës për t’i mbrojtur. Ne do të vendosemi brenda këtij viti atje në një vend që nuk do e bëjmë publik, për momentin. Kjo kohë deri tani ka qenë periudhë përgatitore, studimi, analizimi dhe strukturimi. Tani jemi gati për aksion!” – përfundon Harxhi.

REELS

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Egla Harxhi left Paris for Libofsha as Ibiza: 'Billionaires Help Us'

Egla Harxhi la Parisin për ta bërë Libofshën si Ibiza:

In an interview with Panorama Plus, former Miss Albania, Egla Harxhi, showed, inter alia, how she and her partner Alexandre de Basseville left Paris to move to Libofsha, a territory they plan to turn into Ibiza.

"When I left I did not have the time to come back, absolutely, but today I make more sense to say: Never say never! I'm back because I have something for the first time I believe in every cell. I believe in the cause of Albania's change in a new political, economic and social system, I believe in the fact that this country will become and today reject any expression that has become a mantra: 'Well, forget this place is not done ! ' What it means to be "done," no one knows, but one thing is for sure, that everything is done as you think it and it is projected, "she told the reason for her return to Albania after she left Paris.

Egla Harxhi la Parisin për ta bërë Libofshën si Ibiza:

Regarding the Principality of Libofsha, between being a real object or just a utopia, Egla explains that "the objective is to create a natural reserve in the Libofsha area, which based on the protection of the ecosystem." "We have worked hard to compile an ecological development project, which in the concept has a lifestyle in total autonomy and independent of consumer and fake society. We have to go back to the essentials, to the basics of nature. There will be constructions that have zero impact on the environment, solar power, water recycling. Farmers of the area are willing to cooperate for the development of agriculture and the project as a whole. We have some deals with business partners to shape the project. "

Among other things, she adds that there are also funders, mostly friends of partner milestones. "Many our billionaire friends, who today, after a colossal enrichment, are asking themselves where we are going as a society, they have turned into a lifestyle where they no longer believe in the exhaled consumption that is destroying the planet. They are ready to pursue Alexander symbyllazi in this project because they really believe in the vision he has. When it first went to Ibiza for investment, it was an island that had nothing because at that time the place where they all went was Saint Tropez. No one had faith in Ibiza. But look at Ibiza today. "Many have proposed bringing Libofsha and even lions or species that are extinct today, and the plan is to create a natural reserve with varieties of flora and fauna to protect them. We will be placed there this year in a place we will not make public for the moment. This time so far has been a preparatory period, study, analysis and structuring. Now we are ready for action! "Harxhi concludes.