Si çdo vit tjetër, edhe kjo verë do të sjellë spektaklin e Miss Shqipërisë.
Nisur nga një postim i disa orëve më parë në Instagram, mësohet se prezantimi do t'i lihet në duar Arjola Shehut. E veshur me një fustan rozë, teksa mban një kurorë sipër gjurit, ndër të tjera, moderatoja shkruan:
“Mbrëmjen e 6 Korrikut ju presim në Libohovë, ku do të përzgjedhim më të bukurën shqiptare!
Figura e Shehut u bë familjare për publikun shqiptar gjatë drejtimit të emisionit “Kush vjen për drekë”.
Më pas, Arjola drejtoi “Netët e klipit shqiptar”, një format që iu besua nga Petri Bozo, i cili është edhe organizatori i “Miss Shqipëria”.