Xhelozia ashtu siç do gjë tjetër në këtë jetë, nëse nuk ekulibrohet sjell probleme. Është e lezetshme dhe interesante nëse ruhet masa, por kur kthehet në sëmundje, shkatërron lidhjen dhe personat e përfshirë në të.
Gjithsesi, askush s’i ka shpëtuar ndonjëherë kësaj ndjesie,por a e keni pyetur veten ndonjëherë pse xhelozojmë?! Studimet thonë se xhelozia është gjithnjë rreth 3 njerëzve. Ndodh kur njëri mes jush ndihet i kërcënuar nga një palë e tretë. Xhelozia romantike ndahet në 2 kategori. Në xhelozinë seksuale dhe atë që lidhet me intimitetin emocional. Thuhet se meshkujt ndikohen më shumë nga kategoria e parë e ndërsa gratë nga e dyta.
Gjithsesi e sigurtë është se xhelozia e ka burimin tek pasiguritë. Pritshmëritë e paqarta, eksperiencat e mëparshme apo një ndarje e mundshme e dhimbshme. Ka raste në të cilat xhelozia mund të vijë si pasojë e vetëvlerësimit shumë të lartë. Përshembull kur nisim të krahasojmë sjelljet e një personi ndaj nesh dhe dikujt tjetër.
Sidoqoftë, nuk është e thënë që xhelozia gjithnjë të na çojë në situata dramatike apo lot. Nëse jepet dhe merret në doza të vogla, është një shenjë e mirë, por kaq.
Në përgjithësi, ajo çfarë i ‘tremb’ më shumë burrat është fakti se partnerja e tyre mund të kryejë marrëdhënie seksuale me dikë tjetër, ndërsa gratë frikësohen nga afeksioni emocional. Ato i tremben mundësisë që partneri i tyre të bier në dashuri apo të përfshihet më dikë tjetër.
Burimi: The Independent