Disney e ka ndarë mendjen që të rikthejë tek filmat më të famshëm të viteve ’90-të, por kësaj here, t’i përjetojmë ndryshe! Ku e kemi fjalën? A jeni gati për një rikthim të “Sirenës së Vogël” (The Little Mermaid)?
Historia e Ariel-it, sirenës së famshme dhe princit Eric tani vjen në një tjetër version, më të gjallë, me njerëz të vërtetë!
Cilët do të jenë ata?
Shokun më të mirë të sirenës Ariel, peshkun Flounder do ta luajë Jacob Tremblay
Ndërsa Ursula do të luhet ylli i komedive, Melissa McCArthy.
I’M URSULA. PERIOD. @Disney pic.twitter.com/9YPVPPvVpz
— |L I Z Z O| (@lizzo) November 1, 2018
Po sirena Ariel?
Ende nuk dihet cila është aktorja e përzgjedhur, por njerëzit kanë disa ide në mendjen e tyre.
“Po sikur Disney të merrte Zendaya-n për të luajtur Ariel-in?”- shkruan dikush në Tëitter, kurse të tjerë kanë propozuar se fare mirë sirena mund të jetë Ariana Grande.
Kur do ta shohim?
Fatkeqësisht, Disney ende nuk ka nxjerrë një datë konkrete. Produksioni dhe xhirimet thuhet se do të nisin në prill të 2020-ës, por sigurisht, në vijim do të ketë informacione më të detajuara.