Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2019: Luani dhe Virgjëresha

Shkruar nga Anabel

2 Korrik 2019

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2019: Luani dhe Virgjëresha

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2019: Luani dhe Virgjëresha

E filloni muajin në formën e duhur. Marsi është në shenjën tuaj, gjë e cila ju jep kontroll mbi ngjarjet që ndodhin. Gjithashtu këtë muaj, eklipset e shpejta do të shkaktojnë ndryshme rreth jush.

Eklipsi i parë, në Gaforre nis në 2 korriki dhe do të lidhet me shtëpinë tuaj të sekreteve. Kjo do të thotë që gjëra që janë mbajtur të fshehta nga ju, do dalin në sipërfaqe. Do të ndiheni mirë kur t’i mësoni këto informacione, por gjithsesi e vërteta është e vështirë për t’u dëgjuar ndonjëherë.

Nga ana tjetër, ky eklips do t’ju sjellë lajme të shkëlqyera që lidhen me profesionin tuaj. Mund të rriteni papritur në detyrë apo të arrini objektivat që prej kohësh i keni vënë vetes.

Këtë periudhë puna do të jetë e ngarkuar për shkak të zhvillimeve të reja që po ndodhin. Kompesimi i lodhjes do t’ju kënaqë gjithsesi.9, 10 dhe 11 korriku do të jenë ditë të vështira, kështu që mos jepni intervista, prezantime apo takime të rëndësishme.

Ndryshimet që eklipset shkaktojnë mund t’ju bëjnë paksa të tensionuar, por qetësohuni se s’ka asgjë që nuk do të shkojë siç doni ju.

Për çdo gjë që do të mesoni gjatë korrikut dhe ditët e para të gushtit, mos nxitoni t’u përgjigjeni menjëherë. Dëgjoni dhe merrni kohën që ju duhet për t’u përgjigjur.

Përsa i përket jetës romantike, fundi i korrikut do të zgjojë dëshirën për dashuri!

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2019: Luani dhe Virgjëresha

E dashur Virgjëreshë, jetoni gjithë kënaqësitë që do t’ju sjellë korriku. Mërkuri do të jetë në prapavijë gjithë muajin, por do të ndjeni që gjërat ngadalësohen më herët se 7 korriku. Nuk është aspak mendim i mençur të merrni vendime, kështu që nëse keni diçka për të firmosur lëreni për në gusht.

Këtë muaj do të jeni më sociale se kurrë. Një mik/mikeshë do të ketë nevojë për ndihmën tuaj dhe sigurisht, ju do të jeni aty për të. Bëni kujdes të mos premtoni më shumë gjëra nga ç’mundeni të bëni.

Nëse premtoni të bëni një punë vullnetare, mendojeni mirë- do të jetë zhgënjyese nëse s’jepni nivelin e mbështetjes për të cilën u zotuat në fillim.

Në fillim të muajit do të merrni një surprizë,që lidhet me sektorin e shoqërisë, kështu që me shumë gjasa mund të vizitoni jashtë vendit një mik të mirë.

16 korriku do t’ju kërkojë të merrni një vendim të rëndësishëm rreth personit me të cilin jeni aktualisht, apo një vendim tjetër që lidhet me fëmijët. Nëse keni fëmijë, doni se s’bën të bëni diçka të veçantë për ta.

Dukeni paksa të frikësuar nga hapat e mëdhënj, por s’duhet të jeni. Është vetëm një kapitull i ri në jetën tuaj private. Aktualisht financat janë të kënaqshme, por sigurisht ju kërkoni gjithnjë e më tepër nga puna juaj.

Mund të jeni duke planifikuar për të blerë një pronë apo për të rinovuar diçka tuajën, por gjykojini me kujdes këto ide pasi Mërkuri të jetë kthyer në vijë të drejtë. Gjatë korrikut bëni kërkime, por mos merrni vendime finale, të paktën deri në muajin e ardhshëm. Dita më e mirë për të bërë bisedime rreth një shtëpie a një çështjeje si kjo është 8 ose 21 gushti.

Sapo gushti të mbërrijë, do të merrni frymë lirisht dhe do të planifikoni gjëra për shtatorin dhe më tej.