Angela Merkel është parë të dridhet në mënyrë të pavullnetshme për të dytën herë gjatë këtij muaji dhe njerëzit janë seriozisht të shqetësuar për shëndetin e 64- vjeçares.
Gjatë takimit me presidentin Frank-Walter Steinmeier në Berlin, Merkel nuk ia doli dot të kishte kontroll mbi trupin e saj. Në vidoen e mëposhtme do të shihni se si qeveritarja bashkon duart dhe përpiqet të mos dridhet, ndonëse pa rezultat.
Menjëherë dikush ka nxituar t’i ofrojë një gotë ujë, nisur nga fakti që disa ditë më parë, dridhjet e Merkel- it u konsideruan si shenja të dehidratimit.
Teksa kjo ndodhi të bën të mendosh se gjërat mund të jenë shumë më serioze, zëdhënësi i saj është shprehur se kancelarja ndihet "mirë".
Ju kujtojmë se disa ditë më parë, qarkulloi një video ku Merkel, ndërkohë që priste presidentin e Ukrainës në Berlin shfaqi të njëjtat dridhje. Atë ditë Merkel tha se gjendja u shkaktua nga dehidratimi i trupit.
“Tani kam pirë të paktën 3 gota me ujë dhe ndihem shumë më mirë.”
Për ta ç’dramatizuar paksa situatën, presidenti ukrainas, tha se nëse do të ishte e nevojshme do t’i vinte personalisht vetë në ndihmë.
“Ajo po rrinte pranë meje, kështu që ishte komplet e sigurt.”- u shpreh ai.