Nuk ndodh shpesh që të jemi të gjithë në një mendje, përveçse kur bëhet fjalë për Khloe Kardashian. Ajo vajzë po që i ka kaluar të gjitha! Jo vetëm u tradhtua kur ishte shtatzënë nga partneri i saj, por iu desh të përjetonte një skandal të dytë, pjesë e së cilës ishte mikesha e ngushtë e familjes.
Është e qartë që gjërat s’kanë shkuar aspak mirë për të...Deri tani, sepse ditë më të bukura po shfaqen në horizontin e saj! Pikë së parë, gjasat që ta ketë harruar tërësisht Tristan-in janë të mëdha. Themi kështu, nisur nga postimi i fundit në Instagram-in e saj, ku krejt papritur na njofton se është e dashuruar.
“Njerëzit e mençur thonë se vetëm budallenjtë nxitohen.”- shkruhet në foton e Khloe-s, në përshkrimin e të cilës lexohet.
“S’kam ç’të bëj, jam e dashuruar me ty!”
Çfarë?! Epokë e re?!
Ndjekësit kanë nisur dyshimet e para, por nëse është kështu, ditë më të mira janë rrugës.
Nga ana tjetër, ka nga ata që janë konfuzuar nga ky postim dhe mendojnë se bëhet fjalë për Tristan-in.
Është gjëja e fundit që duam të mendojmë, por...kurrë s’i dihet!