KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Social Buzz

Pse gratë po heqin dore nga takat?

Shkruar nga Anabel

26 Qershor 2019

E dini se shumicës së punonjëseve nëpër botë i kërkohet të veshin të paktën 5 ditë të javës, këpucë që deformon këmbën e tyre. Dhe po, e kemi fjalën për takat. Gjithsesi, fatmirësisht gjendja ka ndryshuar dhe gratë gjithnjë e më tepër po heqin dorë nga takat, duke i zëvendësuar ato me atletet e rehatshme.

Pse ky ndryshim?

Pikë së pari, gratë kanë hequr dorë nga lëndimi i gjymtyrëve të tyre, vetëm për t’ju përshtatur standarteve të shoqërisë. Nëse e keni vënë re, edhe yjet e Hollywood-it janë një tjetër shembull që gratë janë lodhur prej qëndrimit me taka për orë të tëra. Gjatë festivalit të filmit në Cannes në 2018-ën, Kristen Steëart hoqi takat e saj dhe pozoi me to në dorë para fotografëve.

Nga ana tjetër, doktorët na kujtojnë hera herës se veshja e përditshme e këpucëve me taka na çon drejt problemeve serioze me shëndetin.

Qëndrimi jo-natyral i këmbës, mban pjesën më të madhe të peshës dhe si rezultat muskujt tendosen. E gjithë kjo shkakton variçe, enjtje të këmbëve, artrit dhe probleme serioze me shpinën.

Sidoqoftë, ka nga ato gra dhe vajza që nuk jetojnë dot pa veshur taka. C’duhet bërë ë këtë rast?

1. Mjekët rekomandojnë që të paktën taka të jetë e trashë.

2. Zgjidhni masën e duhur për të mos shkaktuar asnjë lloj lëndimi në këmbë.

3. Merruni me aktivitet fizik të këmbëve për të forcuar muskujt.

Çfarë duket se është në rritje, është biznesi i atleteve. Kjo sepse gratë po tentojnë të shkojnë më shumë drejt rehatisë. Nëse dikur të vishje një fustan me atlete dukeshe çuditshëm, sot është një prej trendeve më të famshme.

 
Shtepi ne shitje

MOS I HUMBISNI