“Nëse njëri prej fëmijëve, do të thoshte se jam gay, si do të reagonit?” Kësaj pyetjeje të drejtuar nga audienca, princ William iu përgjigj me shumë maturi duke thënë fillimisht se ai dhe Kate e kanë disktuar dhe herë tjetër këtë çështje.
Për çiftin mbretëror nuk ka asnjë lloj problemi nëse diçka e tillë do të ndodhte, por shqetësimi i vetëm do të ishin sytë e njerëzve, nëse ata zgjidhnin ta tregonin këtë publikisht.
“Për këtë çështje nuk mendon për aq kohë sa nuk je bërë prind. Për mua është diçka krejt normale. Problemi i vetëm që kam është se si ky vendim i tyre do të shihej dhe interpretohej nga jashtë.”- u shpreh William.
“Unë dhe Catherine kemi bërë shumë biseda të tilla së fundmi, për t’u siguruar që ata janë të përgatitur. Mendoj se komunikimi është shumë i rëndësishëm në çdo aspekt, vetëm kështu mund të kuptosh dhe të sigurosh që do ta mbështesni njëri tjetrin gjatë gjithë procesit. Nëse ndonjëri prej tyre është gay, nuk shqetësohem aspak. Shqetësohem vetëm për presionin që mund të ushtrohet tek ata nga jashtë.”- përfundoi ai.
Kjo është hera e parë që princi William flet për diçka të tillë edhe pse princi George, princi Lous dhe princeshë Charlotte janë ende shumë larg marrjes së vendimeve që lidhen me këto çështje.