Martesa është shumë më shumë se ç'mund të mendoni.
"Nuk do të jetë e lehtë. Do të jetë shumë e vështirë; do na duhet të punojmë çdo ditë për të, por dua ta bëj sepse të dua. Dua gjithë qenien tënde, përgjithmonë, çdo ditë. Unë dhe ti... kurdoherë “ Nicholas Sparks, The Notebook
Më poshtë do të gjeni disa këshilla nga një burrë i divorcuar, i cili pas ndarjes nga ish- bashkëshortja vendosi të shkruante kështu:
Vazhdo të dalësh me të
Kurrë mos e mendo tët shoqe si diçka të sigurtë. Kujtohu për premtimet që i ke bërë dhe ji burri që ajo i tha në altar se “PO, dua të martohem me ty!”
Vazhdo të biesh në dashuri, sërish e sërish
Njerëzit ndryshojnë, dhe ti nuk përbën asnjë përjashtim. Që të dy jeni ndryshe nga ç’qetë kur u martuat dhe pas 5 vitesh do të jeni shumë më ndryshe se tani. Janë ndryshimet ato që e mbajnë gjallë dashurinë ndaj përpiqu vazhdimisht të fitosh zemrën e saj, si edhe ajo tënden.
Mos u mundo ta ndryshosh
Detyra jote është ta duash ashtu siç është. Ndoshta ka shumë gjëra që do doje t'i ndryshoje te ajo, por lërja kohës ose në të kundërt, thjesht pranoi dhe jeto me to.
Çdo ditë, shih më të mirën tek ajo
Përpiqu të përqëndrohesh te gjërat pozitive të saj dhe më beso, do ndihesh burri më me fat në botë.
Mos e fajëso për gjërat që të acarojnë
Janë emocionet e tua, ndaj përpiqu t’i kontrollosh. vetëm pse diçka nga bota e jashtme të ka prishur ditën (puna, miqtë) nuk ka përse zemërimi t’i përcillet asaj.
Qëndro fëmijë
Mos e merr këtë jetë fort seriozisht. Kujohu se duhet kohë për të qeshur, për t’u qetësuar dhe për të krijuar momente të paharrueshme.
Ji i pranishëm
Në përvjetorin tuaj, në ditëlindjen e saj, në një moment të trishtë, sa më shumë....
Mos u trego idiot
Sigurisht që do të gabosh, por reduktoi dhe ki dëshirën e mirë për të mos i përsëritur.
Ji njerëzor
Mos harro të shprehesh, të qash apo të emocionohesh me të. Burrëria s’qëndron vetëm te muskujt . Gruaja ka nevojë të shohë thellë në shpirtin tënd.
Ajo ka nevojë për hapësirën e saj, ndaj jepja
Rrituni, plakuni bashkë
Mëso të falësh
Zgjidh dashurinë... përherë, para gjithçkaje!
Jepi pritoritet dashurisë dhe ajo gjithmojë do të fitojë!