Pamela Anderson njoftoi ndarjen nga futbollisti Adil Rami në një postim të ngarkuar emocionalisht publikuar në Instagram pak orë më parë. Në përshkrim dhe komente, ajo e quan ndër të tjera “përbindësh” tradhtar.
“E kam të vështirë të pranoj,” shkruan ylli i “Baywatch." “Dy vitet e fundit të jetës sime kanë qenë një gënjeshtër. Më mashtroi, më bëri të besoj se po përjetonim një dashuri të madhe. Këto ditë mora vesh se ai bënte një jetë të dyfishtë. Jam e rrënuar.”
View this post on Instagram
Aktorja thotë se Rami, lojtar i Marsejës, thoshte me shaka se lojtarë të tjerë mbanin dashnore në apartamente afër grave. Sipas saj, Rami i quante këta njerëz “përbindësha.”
Ajo insiston se përbindëshi është ai.
“Por kjo është shumë më keq se aq. Ai na gënjeu të dyjave,” shkruan ajo. “Si mund të kontrollosh mendjet dhe zemrat e dy grave në këtë mënyrë. Jam e sigurt se ka pasur dhe të tjera.”
Anderson dhe Rami ishin bashkë që prej 2017-s. Në fillim të muajit, u fotografuan pranë njëri-tjetrit, më të dashuruar se kurrë.