Dashuria është shëndoshë e mirë. Të paktën në botën e YouTube. Mesa duket, Jake Paul, vloger tejet polemizues, i propozoi të dashurës së tij gjithashtu vlogere, Tana Mongeau. Gjithçka ndodhi gjatë një fundjave në Las Vegas teksa festonin ditëlindjen e 21-të të Tana-s.
Tana postoi lajmin në Instagram Stories bashkë me unazën me të cilën i propozoi Jake. “U fejova,” shkruan ajo.
Propozimi ishte i mirëmenduar. Jake i propozoi në një club me një tortë që shkruante “do të martohesh me mua?”
Nëse i njihni dy palët në fjalë, me shumë mundësi do të mendoni se po bëjnë shaka ose po e bëjnë për famë. Por jo. Tana, përmes postimeve në Twitter, lë të kuptohet se është e vërtetë dhe se është shumë e emocionuar.
Pastaj, Jake dhe Tana u rikthyen në California dhe ai i dhuroi një Mercedes të këndshëm. Nga këta të rëndomtët që dhurohen në fillim të fejesës.
View this post on Instagram
Për kulturë të përgjithshme, më parë, Tana ka qenë e lidhur me Bella Thorne dhe Brad Sousa. Ajo dhe Jake filluan të dilnin bashkë në prill. Pra, kanë dy muaj bashkë. Kush jemi ne të gjykojmë fundja. E njëjta gjë funksionoi për Priyanka Chopra, Nick Jonas, Justin Bieber dhe Hailey Baldwin.
Si Jake, si Tana janë shumë kontroversialë në YouTube. Jake së pari u kthye në problem për fqinjët pasi me qindra fansa mblidheshin jashtë shtëpisë së tij dhe shkaktonin zhurmë. Le të themi që ai s’e menaxhoi fare mirë këtë situatë. Më pas, u kritikua sërish për një video eksplicite të quajtur “Humba virgjërinë” që u konsiderua e papërshtatshme për audiencën e tij të re në moshë.
Ndërsa Tana akuzohet të ketë qenë rraciste dhe se ka përdorur fjalë me ngjyrim racial. Verën e shkuar, Tana tentoi të organizonte konventën e saj, si puna e VidCon dhe dështoi pa asnjë fije hijeshie. Eventi supozohej të mbahej në një hotel që nuk i akomodonte gjithë të pranishmit, njerëzit pritën në radhë me orë të tëra, në diell, pa ujë dhe pa ushqim dhe nuk morën ç’u premtua në biletë.