Anabelizim

Dy fjalë për serialet shqiptare

Dy fjalë për serialet shqiptare

Ndoshta në botë, prodhimi dhe publikimi i serialeve online jo vetëm që është një koncept i mirëzhvilluar, por ka arritur në kulmin e tij. Shikuesi paguan një shifër të caktuar çdo muaj, qoftë për Netflix, Hulu a Amazon Prime dhe mund të shohë me qindra, në mos mijëra, seriale të ideuar dhe realizuar pikërisht për këtë qëllim, pra të shihen online.

Në Shqipëri e Kosovë, prodhimet janë ende të fokusuara në televizion. Në artikullin e cunguar të Wikipedia-s që liston një sërë serialesh shqiptare, të gjithë janë transmetuar në televizion, kryesisht në RTK dhe RTSH, rast përjashtimor Top Channel dhe Klan Kosova.

Së fundi, vihet re një ndryshim në prodhimin e serialeve shqip. “Te Berberi” dhe “Shpk Nazi” janë dy seriale kosovare që publikohen vetëm online. I pari është xhiruar në Zvicër dhe flet për një emigrant shqiptar, që ka hapur një berberhane në Basel, por nuk di të qethë. Ndërsa i dyti, rrotullohet rreth një marketi, Shpk Nazi, që promovon produkte shqiptare. Të dy serialet janë ide të Ard Islamit.

Ndërsa në Shqipëri, ekziston vetëm një serial që publikohet online. Po, e gjetët. #Love #Likes #Tirana, prodhim i Anabel Entertainment, me skenar të Dalina Buzit. Nëse s’jeni të përditësuar, #LLT trajton të përditshmen e Tiranës, trajton Tiranën e ndarjeve, dashurive, problemeve në familje, në karrierë, Tiranën moderne.

Sigurisht, duhen përmendur edhe prodhimet që publikohen në Gjirafa Video si “Kafeneja Jonë” apo “Kombinati.”

Publikimi online ofron një lloj lirie te autori sepse s’ka pse të limitohet nga rregullat që mund të vendosë televizioni apo rrjeti transmetues. Gjithashtu, qëndron më pranë publikut, sepse s’ka ndërmjetës dhe është gjithnjë lehtësisht i arritshëm në YouTube a në një platformë të ngjashme.

Thonë që s’ka asgjë të re nën dritën e diellit dhe vërtet, çfarëdolloj tematike të ketë një serial shqiptar, është eksploruar me dhjetëra herë jashtë. Ama, ka diej të rinj dhe këto tematika fare mirë mund të sillen për audiencën shqiptare, frymëzuar nga kultura jonë, ashtu siç po ndodh.

Sa më shumë seriale a filma shqiptarë të prodhohen, aq më mirë, përtej vendit ku publikohen. Konkurrenca thjesht nxit zhvillimin dhe kështu, në luftë për vëmendjen e publikut, prodhimet do të përmirësohen e përmirësohen deri sa një industri e lënë pas dore – ajo e filmit dhe serialit – të rilulëzojë.

REELS

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Two words for Albanian serials

Dy fjalë për serialet shqiptare

Perhaps in the world, producing and publishing online series is not only a well-developed concept, but has reached its peak. The viewer pays a fixed figure each month, either for Netflix, Hulu, and Amazon Prime, and can see hundreds, if not thousands, serials designed and executed precisely for this purpose, so be seen online.

In Albania and Kosovo, products are still focused on television. In the stumped Wikipedia article listing a series of Albanian serials, all were broadcast on television, mainly in RTK and RTSH, exceptions Top Channel and Klan Kosova.

Finally, there is a change in the production of Albanian serials. "Berberi" and "Shpk Nazi" are two Kosovar series published online only. The first one is shot in Switzerland and talks about an Albanian immigrant who has opened a berberhane in Basel, but he does not know how to shear. While the second, it revolves around a market, Shpk Nazi, which promotes Albanian products. Both series are ideas of Ard Islam.

While in Albania, there is only one serial that is published online. Yes, you found it. #Love #Likes #Tirana, produced by Anabel Entertainment, with the scenario of Dalina Buz. If you are not up to date, #LLT addresses the Tirana daily, deals with Tirana's divisions, love, family problems, career, modern Tirana.

Of course, the products that are published in Gjirafa Video as "Our Café" or "Combination" should also be mentioned.

Online publishing offers a kind of freedom to the author because it does not have to be limited by the rules that may be imposed by the television or the broadcasting network. Also, it stands closer to the public because it has no middleman and is always easily accessible on YouTube or on a similar platform.

They say that there is nothing new under the sunlight and indeed, whatever themes have an Albanian serial, is explored dozens of times outside. They have new ideas and these topics can be brought to the Albanian audience, inspired by our culture, just as it is happening.

The more Albanian movies or films are produced, the better, beyond the place where they are published. Competition simply promotes development and thus, in the struggle for public attention, the products will improve and improve until a neglected industry - the film and the series - is re-emerging.