Pavarësisht dashurisë që kemi për fustanet, shumë prej nesh nuk do t’i zëvendësonin pantallonat me asgjë në botë. Nëse në çdo stinë tjetër janë gjëja e parë që veshim, në verë stepemi. Si t’i kombinojmë?! Në fakt është një fije e hollë që e dallon të zakonshmen nga elegantja, por qetësohuni sepse kjo verë është e mbushur plot me ide të papara kombinimesh.
1. Pantallona + këmishë të bardhë
Tipike veshje vere! Mund t’i vishni në çdo orë të ditës. Pantallonat, qofshin ato xhinse ose jo do të duken mrekullisht bukur me një këmishë të bardhë, të lirshme.
2. Xhinse të shkurtra dhe xhaketë!
Një xhaketë klasike i jep xhinseve të shkurtra një tjetër pamje!
3.Pantallonat e shkurtra lino dhe një xhaketë e bardhë!
Njësoj si në foto, kombinimi i këtyre ngjyrave është trendi i momentit, kështu që hiqini dyshimet.
4. Mos harroni rripin!
Rripi i jep tjetër pamje pantallonave të shkurtra. Gjatë mbrëmjeve të verës, vishini me një bluzë të hollë me mëngë të gjata.