Tani që mora vëmendjen tuaj, më lejoni t’ju flas për një ndër temat e mia të preferuara kur bëhet fjalë për aksesorët, saktësisht për syzet. Një lajm i mirë për të gjithë të fiksuarit e magjisë së tyre: Pas suksesit të padiskutueshëm në disa qytete në Kosovë, vjen për herë të parë në Shqipëri Optika&More.
Në praninë e figurave të njohura të artit, biznesit dhe medias, Optika&More çeli dje dyert e pikës së re në Tiranë (në rrugën Myslym Shyri) ku sigurisht edhe u prezantua koleksioni i ri.
Modelet e fundit të markave të njohura si Chanel, Versace, Prada, Gucci, Saint Laurent, Dior, Bvlgari, Burberry, Dolce & Gabbana, Silhouette, Ray Ban e shumë të tjera, tërhoqën vëmendjen e gjithë të ftuarve. Siç mund ta shihni, syzet vijnë në një larmishmëri ngjyrash dhe dizenjosh duke u përshtatur kështu me stilin e secilit prej nesh.
Po kështu, pjesë të stafit të Optika&More, e cila ka si ekskluzivitet xhamin seiko, më i miri në botë, janë mjekë italianë që punojnë me aparaturat më të fundit për kujdesin e shëndetit të syrit.
View this post on Instagram
Sikur të mos mjaftonin këto, flasim pak për çmimet? Duke filluar që sot dhe deri në fundjavë, Optika&More ofron 50% ulje për të gjitha modelet me rastin e inagurimit të dyqanit të parë në Shqipëri.
Thjesht shkoni në Rr. Myslym Shyri (përballë Okaidi) dhe zgjidhni çfarë ju përshtatet, pasi ju garantojmë që është e pamundur të dilni duarbosh.