KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Karakteristikat e Shenjave

Merreni vesh tani pse ju duhet një grua Gaforre në jetë!

Shkruar nga Anabel

21 Qershor 2019

Nuk kam asnjë dyshim për këtë që do t'ju them. Në fillim, kur sapo të njihni një vajzë të shenjës së Gaforres, ju do ta keni të vështirë për të vendosur, nëse vajza juaj është një zonjushë e butë si Hëna apo një zog i egër i vetmuar. Në fund, ju ende nuk do të keni një përgjigje për këtë.

Gjatë periudhës me shi, ajo do t'ju tërheq në melankolin e saj; kur dielli te dale përsëri, ajo do t'ju bëj të qeshni pa fund me humorin e saj dhe do t'ju prek me butësin që do të tregoj ndaj jush. Ajo është thjesht një vajzë pak e trishtuar, gazmore dhe me shumë imagjinatë. Ajo gjithashtu e njeh mirë artin e kursimit të qindarkave dhe parave.
Natyrisht, ju nuk mund ta vërtetoni këtë derisa ta keni marrë për grua. Një femër e ksaj shenje mund të bëj shpenzime të papritura, kur ajo është lënduar dhe ka nevojë të shërojë egon e saj të plagosur, por shumicën e kohës shpenzimet e saj do të jenë shum pak në krahasim me të ardhurat. Llogaria juaj e kursimit nuk do të jetë në interesin e saj, ndonëse paratë mund të jenë një nga temat e saj më të preferuara për bisedë. Ajo nuk do t'ju nënvlerësoj ju, nëse nuk keni pará, për aq kohë sa ju jeni lloji i njeriut që përpiqet t'i fitoj ato. Ajo do t'ju ndihmojë të bëni dhe të kurseni lek, por jo t'i shpenzoni ato. 

Ju duhet të dini se ka dy qasje dalluese kur një femër e shenjës së Gaforres ka rënë në dashuri me ju. Në situatën e parë, ajo do të jetë një femër e këndshme, e butë, e ndrojtur dhe modeste. Tek e dyta do të jetë mjaft ngjitëse. Ky lloji i dytë do të përdorë çdo dredhi të mundshme, që të ulet sa më pranë të jetë e mundur me ju (kudo qe ndodheni). Kjo mund të jetë shumë emocionuese, natyrisht, në qoftë se jeni me të vërtetë i interesuar për të. Por në qoftë se ju thjesht po tregoheni miqësor dhe ajo qëllimisht ju shtrëngon dorën ose ju puth në faqe sikur të jetë vajza e ëndrrave tuaja, loja mund ta humbasë disi bukurinë e vetë. 

Siç mund të keni lexuar për shenjat e tjera të Diellit, pak femra janë të përsosura. Vajza e shenjës së Dashit është gjithmonë duke zbritur dhe hipur nga një taksi te tjetra, për t'i bërë punët vete dhe duke i rënë murit me kokë nga kokfortësia e saj; vajza e Shigjetarit është e sinqertë në mënyrë tronditse, vajza e Akrepit mund t’ju tremb me misterin e saj, ato të Binjakëve janë shumë të paqëndrueshme dhe ju lënë gjithmonë në ankth, femra e Luanit është shumë krenare dhe egocentrike dhe kështu me radhë. Vajzat dhe gratë e shenjës së Gaforres, zakonisht nuk kanë asnjë nga këto të meta.

Megjithatë, ka disa gjëra që "s'duhet t'i bëni" lidhur me të. Ajo urren që të kritikohet, ajo lëndohet thellë nga talljet dhe ajo nuk mund ta duroj dot refuzimin. Një, dy, tre. Këto janë të gjitha. Femra e Gaforres rrall merr iniciativë, ajo është shumë hezituese. Ju do t'ju duhet të bëni lëvizjen e parë. Nëse ajo arrin të bëj ndonjë lëvizje, do jetë ose anash, ose mbrapa.. Me natyrën e saj të turpshme dhe frikën se nuk do të pranohet, ajo vetëm i dërgon sinjale mashkullit të shenjave të Diellit.

Duhet të jeni të mirë me nënën e saj, ose ajo kurrë nuk do t'jua fal këtë gjë. Nëna është dikush që ajo nuk duron ta shoh të mërzitur apo ofenduar. Sensi i humorit të kësaj vajze nuk është i ndjeshm ndaj shakave që mund të bëj vjehrra e saj. Reagimi i saj do të jetë jo i favorshëm për mamanë tuaj. Dhe kurrë nuk e lexoni ditarin e saj të 5 viteve të fundit. Ndoshta do të jetë me kyç, gjithsesi, pasi Gaforret pëlqejnë të mbajnë sekrete. Femra e kësaj shenje nuk ka dëshirë të rrefehet tek askush, por pëlqen të dëgjojë të tjerët, ndërsa zbrasin shpirtin e tyre tek ajo. Frika që i frymëzon Hëna, të dashurës suaj të Gaforres, mund t'ju mbaj edhe ju pezull.

Ajo ka frikë se nuk është e mjaftueshme për ju; se mos nuk është mjaft e zgjuar, sa duhet e re apo e vjeter. Nuk ka rëndsi nëse ajo ka një pamje si perëndesha e bukurisë, Afërdita, apo një fytyrë si Helena e Trojës dhe një mendje si të Aristotelit: ajo sërish do të ndihet e pamjaftueshme për ju. Sigurojini asaj se është e re, e bukur, e zgjuar dhe ju ka . Gjëndja e saj shpirtërore do të ndryshoj mesatarisht katër herë në muaj, gjatë çdo çerek Hëne, plus luhatje të vogla dy herë në ditë-ndikuar nga baticat. Gratë e Gaforres e adhurojnë kuzhinen, sidomos furrn e pjekjes. Kuzhinë do të ketë vend të saj të preferuar deri tani. Ajo do të kujdeset për ju si klloçka për zogjtë e vet dhe ju do ta pëlqeni shumë këtë. Shumica e meshkujve e pëlqejnë.

Përveç frikës padyshim të pajustifikuar rreth aftësisë së saj në kuzhinë, ajo mund të jetë e frikësuar se ju nuk e dashuroni mjaftueshëm. Kjo duhet si diçka shumë e lehtë për t'u korrigjuar për çdo mashkull. Mund t'ja provoni këtë gjë sa herë të doni- sa më shpesh aq më mirë. Gruaja juaj do të jetë e hapur ndaj përpjekjeve tuaja në mënyrën më të bukur. Pasi të keni ndezur dritën jeshile, ajo do ta njoh këtë sinjal, i cili mund të largojë ndjenjat e saj të paaftësisë, por që mund të krijoj një problem të ri. E vërteta është që pasi të keni fituar femrën e shenjës së Gaforres, ajo nuk do t'ju lejojë të largoheni prej saj, për aq kohë sa ajo të jetojë. Kjo nuk është diçka e keqe. Ka njerëz që do të vdisnin për një besnikëri të tillë. Ju kurrë nuk do të vdisni nga uria për ushqim apo për dashuri, pasi të keni fituar dashurin e saj. Humori i femrës së Gaforres është i ngrohtë dhe i dashur, po të mendoni të gjitha sirenat e tjera me të qeshurën e tyre sarkastike dhe zgjuarsin e tyre cinike.

Është totalisht e padrejtë të lozni me zemrën e kësaj vajze, sepse ajo do t'ju dashurojë, do t'ju respektojë e dëgjojë dhe ndoshta do t'ju bezdis pak me përkushtimin e saj të sinqertë. Pse mos ta inkurajoni një dashuri të tillë të rrallë dhe t'ja ktheni me të njëjtën monedhë? Mos harroni sesa këmbëngulse është ajo! Ju mund thjesht të flirtoni lehtsisht në fillim, por do ta keni të vështirë që t'i jepni fund. Ajo nuk ka për ta dëgjuar fishkllimen e bilbilit tuaj që sinjalizon përfundimin e lojës flirtuese. Nuk ka asgjë të cekët apo sipërfaqësore në lidhje me ndjenjat e një gruaje të shenjës së Gaforres. Kur ajo zotëron si një burrë, ashtu edhe një gotë, ato do të bëhen të sajat përgjithmonë.

Ajo mbase nuk do t'i trullosë miqtë tuaj me gjallërinë e saj dhe të qeshurën plot gaz, por ajo nuk do të dështojë t'ju bëjë përshtypje ju me bukurin e saj. Gratë e lindura në korrik preferojnë t'i kursejnë emocionet e tyre më të thella për njerëzit më të afërt. Pasi të keni provuar të dilni me vajza të shenjave të tjera të zodiakut dhe t'i krahasoni ato me vajzën e Gaforres, jo do shkoni me vrap tek ajo dhe do t'i luteni që t'ju ngjitet sërish, akoma më fort.

Aspekti më i vështirë në trajtimin e saj është që ta mbani atë larg guackës së vet. Ndjenjat e saj janë shumë të ndjeshme dhe vërejtja me e vogël, qoftë edhe pa qëllim mund ta lëndoj thellë atë. Është e vështirë të dini se kur ajo papritmas do të preket nga diçka që e nënkuptoi. Ju mund t'i thoni ëmbël në një mbremje “flokët e tu duken të mrekullueshëm" dhe asaj do t'i mbushen syt me lot. Pse? Sepse ju i latë të kuptonte se herën e fundit kur e takuat, flokët e saj dukeshin shmtuar. Gratë e Gaforres mund të jenë mjaft të ndjeshme. Ato qajnë shumë. Gjithmonë mbani një shami me vete.

Sakrifica e një gruaje të shenjës së Gaforres mund të jetë e pafund, kur bëhet fjalë për njerëzit që i ka për zemër. Trimërinë që nuk e tregon për veten e vet, e ka aty, gati për njerëzit e afërm që mund të kenë nevojë për forcën e saj. Ajo kurrë nuk do t’ju zhgënjejë apo braktis kur gjërat përkeqësohen dhe në këto situata, ajo do t'ju ngjajë më shumë me një shkëmb gjigand sesa me dritën e argjendtë dhe të brishtë të hënës. Fëmijët e saj do të gjejnë një strehëz fuqie dhe shpëtimi tek nëna e tyre e shenjës së Gaforres. Ajo do t'i ndihmojë ata të gjejnë rrugën e tyre në jetë, dukei udhëzuar me ndjeshmeri dhe mirëkuptim. Ju mund të vuani disi humbjen e lehtë të vëmendjes kur foshnjat tuaja të vijnë në familjen tuaj. Ju e dini që Gaforrja udhëheq sektorin e mëmësisë. Do të vazhdojë të ketë vend për ju, por do te duhet t lëvizni nga qëndra ku ishit. 

Asgjë nuk është tepër e mirë për familjen e saj. Kur një fëmijë teshtin, ajo do ta mbajë në shtrat dhe do t'i japë ilaçe, çaj të nxehtë dhe supë me pulë, derisa ai të bëhet mjaftueshm mirë për të dal nga krevati. Fëmijt e saj nuk do të dalin nga shtëpia pa veshur pallton e trashë, dorashkat dhe shallin kur është ftohtë, ndërsa kur bie shi nuk mund të dalin pa çadër dhe çizmet e shiut. Fëmija i saj duhet të ketë forcë për të luftuar kundra përkujdesjeve të tepruara në mamase së tij. Gjithashtu, do të jetë shumë e vështirë për të të mos vazhdoj të përkdhelet kur të jetë larg shtëpisë dhe mamasë së tij. Pothuajse do të jetë një goditje e fortë, kur ai të dal në jetë dhe të kuptojë se nuk është qendra e universit për të tjerët.

Nëse gjërat kan shkuar keq dhe ju ndiheni të mërzitur, ajo do tregoj një shaka për t'ju bërë për të qeshur. Pastaj ajo do të mbush stomakun tuaj me ushqimet e shijshme të saj dhe pasi ju jeni të relaksuar, ajo do t'i largoj shqetësimet tuaja me këshillat e saj të ndjeshme dhe humor e saj të pasur. Më vonë, nën dritën e zjarrit që shndërit, ju do të vështroni fytyrën e saj të qetë dhe do të pyesni veten përsëri, "A është ajo me të vërtetë një vajzë e Hëns apo një zog i dashur i vetmuar?" Por përgjigjia nuk do të duket shumë e rëndësishme tani.

Shënim: Ky artikull është përditësuar nga Karakteristikat e GAFORRES nga Linda Goodman, postuar për herë të parë në prill të 2014-ës.

MOS I HUMBISNI