Një çift nga Gjermania është aktualisht duke u kritikuar në Instagram pasi rrëfeu se mamaja e njërit prej partnerëve bën dy punë për të paguar jetën e tyre aventuriere.
Catalin Onc dhe Elena Engelhardt zotërojnë një llogari në Instagram “Another Beautiful Day” (44 mijë ndjekës), ku postojnë fotografi profesionale gjatë udhëtimeve të tyre kudo nëpër botë. Pas Balit, Indonezisë, Italisë apo Nepalit, dyshja mendoi një destinacion të radhës: AFRIKËN!
View this post on InstagramCan you see it coming? Was a pleasure meeting and shooting with @svlstg in Copenhagen last year
Kështu kërkuan 10,000 euro nga followers- at për të mbuluar çdo shpenzim që u nevojitej në realizimin e një udhëtimi të gjatë me biçikletë. Shuma do të mbulonte akomodimin, kartat SIM, ushqimin dhe shumë gjëra të tjera. Arsyeja përse sipas tyre njerëzit duhet të kontribuojnë dhe t’i ndihmojnë është ende disi e paqartë.
“Disa mund të na thonë fare mirë të shkojmë të gjejmë punë, si gjithë të tjerët dhe të ndalojmë së kërkuari, së lypuri. Por kur ke këtë lloj ndikimi që kemi ne në jetët e të tjerëve, të punuarit nuk është opsion [mundësi]. Një punë normale në këtë pikë që jemi do të ishte shumë e dëmshme për ne.” duke theksuar faktin se paratë s'duhet të jenë çështja kryesore në jetë dhe se ata mund të kishin zgjedhur të bënin shumë para dhe të kishin një jetë luksoze, por ja që JO!
Sipas tyre, këto udhëtime janë një mundësi e ndjekësve për të mësuar më shumë rreth kulturave dhe jetës. Sipas Catalin- it, ka qenë mamaja e tij ajo që ka financuar udhëtimet e tyre. Nisur nga ç’thotë blogger- i e gjitha ka qenë zgjedhja dhe dëshira e saj. Por tani e ëma nuk ka mjaftueshëm para për t’u siguruar një tjetër udhëtim, arsye që e shtyu çiftin t’i drejtohej fansave. Sigurisht këta të fundit nuk nguruan t’i kritikonin dhe quanin egoistë.
“Dua të dhuroj para për të ndihmuar nënën tënde të gjorë që të shkojë ajo vetë me pushime dhe jo ju.”
“Shëmtia që ju po i tregoni botës është pikërisht egoizmi juaj. Ka pafund njerëz që punojnë 40- 80 orë në javë për të ngrënë një pjatë në darkë.”