KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Kinema & TV

Game of Thrones: Skena që s’u publikua kurrë mund të kishte ndryshuar gjithçka

Shkruar nga Anabel

19 Qershor 2019

Ka kaluar ekzaktësisht një muaj që nga dita që u publikua episodi i fundit i sezonit të fundit të “Game of Thrones. Dhe meqë gjithë sekretet janë zbuluar, kasta e aktorëve mund të flasë haptazi për gjithë ç’ndodhi në set pa i prishur ndokujt magjinë.

Fundjavën e kaluar, në Comic Con në Gjermani, Lena Headey foli për një skenë që s’u publikua kurrë në sezonin e shtatë, që do të kishte ndryshuar gjithçka për fundit e Cersei-t.

Lena zbuloi se ajo filmoi një skenë ku Cersei pëson një abort sponant. “Xhiruam një skenë që s’u publikua kurrë, ku Cersei e humbet fëmijën. Ishte një moment traumatik për të, po fatkeqësisht, s’u përfshi,” tha ajo.

Më pas, Lena shtoi se i pëlqeu shumë ajo skenë dhe se do të kishte ndryshuar gjithçka për Cersei-n në sezonin e tetë dhe final.

Nëse keni nevojë për një freskim të memories,një pjesë e konsiderueshme e fabulës së personazhit rrotullohej rreth shtatzënisë së Cerseit, sidomos kur Euron Greyjoy besonte se babai ishte ai, në vend të Jaime.

Në përfundim të sezonit të shtatë, shikuesit nuk u shpjeguan së mirëfilli mbi fatin e foshnjës së Cersei-t, në ishte apo jo shtatzënë në fillim të sezonit të tetë.

Pra, kjo skenë e papublikuar mund të kishte ndryshuar gjithë rrjedhën e historisë së Cersei-t, por tani është shumë vonë.

Shtepi ne shitje

MOS I HUMBISNI