KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Instagramming

Adelina dhe Rina si Madonna dhe Britney

Shkruar nga Anabel

19 Qershor 2019

Adelina Ismaili dhe Rina Balaj do të publikojnë së shpejti bashkëpunimin e tyre, që quhet “Qikat” dhe është një remiks i këngës së vjetër të Adelinës me të njëjtin titull. Janë publikuar disa foto nga filmimet e videoklipit, një prej të cilave është... sugjestive le të themi.

Adelina dhe Rina, vesuhr të dyja me të zeza, buzë të kuqe dhe syze, afrohen drejt njëra-tjetrës dhe japin përshtypjen sikur do të puthen. Burime pranë Gazetës Express thanë se në klip do të ketë “skena të nxehta,” gjë që lë hapësirë për të aluduar se dy këngëtaret mund të puthen.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RINA (@balajrina) on

E gjithë kjo ngjason shumë me puthjen e famshme Madonna – Britney Spears sepse edhe në këtë rast bëhet fjalë për një legjendë të muzikës dhe një këngëtareje të re të talentuar. Me plot zë mund ta krahasojmë Adelinën me Madonna-n, po Rinën me Britney-n... s’e dimë.

MOS I HUMBISNI