Style Tips

Rihanna na bekoi sytë me fustanin që duam ta mbajmë veshur gjithë verës!

Shkruar nga Anabel

19 Qershor 2019

Rihanna na bekoi sytë me fustanin që duam ta mbajmë veshur

Pas daljes me kostum sportiv, taka klasike dhe vathë gjigandë, Rihanna nuk lë shumë kohë për të na surprizuar sërish. Ylli i pop-it ndodhej në New York për të festuar linjën e re të Fenty-it dhe gjejeni çfarë?

Rihanna na bekoi sytë me fustanin që duam ta mbajmë veshur

Veshi fustanin  që s’do të donim ta hiqnim nga trupi gjatë gjithë verës! E gjitha në rozë, Rihanna u shfaq me flokë gërshet dhe aksesorë që zor se mund t’ua hiqje sytë!

Ky fustan i mëndafshtë ka fuqinë të nxjerrë më të mirë e siluetës sonë, ndonëse Rihanna bën magji me çdo gjë që mban veshur.

Rihanna na bekoi sytë me fustanin që duam ta mbajmë veshur

Thuhet se diva shkoi 3 orë më vonë pasi mbrëmja kishte filluar, por hyrja e saj ishte kaq madhështore sa kush nuk do t’ja falte?