Së fundmi është shpërndarë me shpejtësi lajmi se kënga e fundit e reperit Agon Amiga, ose të paktën një pjesë fare e vogël e saj është dedikim për Afërdita Dreshajn.
I titulluar “Bobi”, ky projekt muzikor sjell sërish në vëmendje romancën Dreshaj- Amiga. Ndër të tjera, në këngë thuhet:
“A t’kam thon kurrë mos me m’thirr të telefon? Gruan e kam afër dhe ti po m’shqetëson.”
Ju kujtojmë se në 2015- n, mesazhet e nxehta mes tyre u bënë shkak i fundit të martesës 2- vjeçare mes Agonit dhe bashkëshortes së tij, Egzonës.
Asokohe, ndryshe nga Afërdita që mohoi kategorikisht gjithçka, në 2016- n, në një intervistë për “Prive”, Agoni pranoi se këngëtarja u bë shkak për shkatërrimin e martesës.
"Ajo gjithmonë e ka patur një arsye që të arrijë të më ndajë nga gruaja dhe ia ka arritur qëllimit.”
Pavarësisht gjithë kësaj, korrikun e vitit që lamë pas qarkulloi lajmi se gruaja e reperit kishte vendosur ta hidhte pas krahëve gjithë çfarë ndodhi mes këngëtarit dhe Dreshajt. Në po të njëjtin muaj, partnerët u bënë prindër të një djali, Noelit.
Nga ana tjetër, verën e 2018- s, Afërdita kurorëzoi dashurinë me partnerin Jakob Kindl: