KESHILLA PER BLERJET TUAJA
TV Mania

Enca i përgjigjet deklaratës fyese ndaj saj në 'Why Not'!

Shkruar nga Anabel

15 Qershor 2019

Në mars të këtij viti, në emisionin “Why Not” të Roza Latit ishte e ftuar Trejsi Sejdini, e cila hodhi disa batuta ofenduese për Encën.

“A je e virgjër si Enca?” Kjo ishte një prej pyetjeve që iu drejtua Trejsit, përgjigja e të cilës siç e dëgjuat  ishte:

“Sa është një Encë janë 3 Trejsa, të shkretë. Si mund të mos jetë Enca e virgjër? Kush e ngre Encën e shkretë!” - u shpreh Trejsi.

Mbrëmjen e sotme, e ftuar tek “Xing me Ermalin” ishte radha e Encës për të reaguar publikisht rreth gjithë asaj që u tha më lart.

“Më shumë se sa personazhet që përdorin emrin tim për t’u bërë viral, ose për t’u kapur me ndonjë emision, unë mendoj që emisionet që u japin hapësirë personazheve të tillë, për të dalë dhe për të thënë gjëra kundra meje e bëjnë vetëm sepse unë s’i kam shkuar në emision.

Unë historikisht i kam mbështetur të gjithë mediat, gazetarët, televizionet dhe më vjen shumë inat kur i them një televizioni apo një emisioni që për momentin nuk bëjmë dot gjë, ka 1001 arsye. Pastaj ti shkon merr një personazh thjesht për të folur për mua, për të zëvendësuar mungesën time, aty tregon që kemi një problem shumë të madh.”- u shpreh Enca.

Deklarata fyese dhe të qeshurat që pasuan nga ana e të ftuarës dhe moderatores asokohe, pati komente të ashpra nga ana e komentuesëve. Nuk kaloi shumë dhe ajo pjesë u fshi nga videoja e plotë e emisionit.

Shtepi ne shitje

MOS I HUMBISNI