KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Celebrity

Khloe s'do ta shohë më kurrë me sy ish-mikeshën e familjes!

Shkruar nga Anabel

15 Qershor 2019

Si Khloe ashtu dhe Jordyn Woods kanë hequr dorë nga Tristan Thompson që pas skandalit, por gjithsesi nuk ka asnjë shans t’i shihni ato të dyja bashkë. Sipas People, Khloe Kardashian nuk ka asnjë lloj interesi ndaj ish-mikeshës së familjes dhe as ka ndërmend të pajtohet me të.

“Khloe as që do ta shohë më kurrë me sy Jordyn.”- shprehen burime pranë dyshes.

Gjithsesi, pavarësisht tensionit që ka mes të dyjave, Kylie Jenner vazhdon të mbajë  kontakte me shoqen e ngushtë dhe pse po përpiqet shumë të respektojë vendimin e Khloe-s, duke ruajtur distancën.

“Është zgjedhja e Kylie-it për të folur pak me Jordyn. Ajo e kupton mirë që kjo situatë e bën Khloe-n të ndjeshme. Nga ana tjetër ajo ruan kujtime shumë të bukura nga shoqëria me Jordyn. Është ende e shokuar nga gjithë ç’ka ndodhur. Kylie gjithnjë e ka konsideruar si shoqe të respektuar dhe besnike.”

Së fundmi, Woods pranoi se ndodhej në shtëpinë e Thomposon dhe e ka puthur atë gjatë një feste në shkurt, kur me shumë gjasa ai ishte në një marrëdhënie me 34-vjeçaren.

Për gjithçka ndodhi, Kylie pjesën më të madhe të fajit ja lë Tristan-it, por sidoqoftë, Jordyn bën mirë të mos i dalë para syve Khloe-s!

MOS I HUMBISNI