Showbiz dhe TV

Eva Murati: Të birësosh një fëmijë? Pse jo!

Shkruar nga Anabel

14 Qershor 2019

Eva Murati: Të birësosh një fëmijë? Pse jo!

Pasditen e sotme, në një bisedë me Rudina Magjistarin, Eva Murati rrëfeu diçka më shumë përsa i përket dëshirës së të paturit fëmijë.
Teksa foli mbi rolin e saj në një film të fundit (ku është kujdestare jetimoreje), Murati u shpreh se nuk është absolutisht kundër birësimit të një fëmijë. Përkundrazi!

“Në film unë jam kujdestare e shtëpisë së fëmijës që gjithë kohës përpiqet të japë maksimumin. Eksperienca në shtëpinë e fëmijës në Sarandë ka qenë e jashtëzakonshme. Edhe tani që e kujtoj më rrënqethet mishi. Është një realitet komplet tjetër dhe më ka bërë të kuptoj se jam me fat për shumë gjëra në jetë. Më kanë bërë që në të ardhmen të adoptoj një fëmijë."

Teksa shtoi se këto plane janë të largëta, pasi vetëm para pak ditësh ajo mbushi 24 vjeç dhe “fustani i bardhë e fëmijët janë goxha larg”, Eva nuk e përjashton mundësinë e birësimit të një fëmije.

"Padyshim që do doja të kisha fëmijët e mi biologjikë. Shpresoj që dhe unë të kem tre fëmijë si gjyshja dhe mami. Nuk e përjashtoj mundësinë e birësimit, sepse kjo eksperiencë ka qenë nga ato që të ndryshojnë jetën."