KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Karakteristikat e Shenjave

Nëse i dashuri juaj i përket kësaj shenje, mos u habisni po u ndatë papritur!

Shkruar nga Anabel

14 Qershor 2019

Një nga avantazhet e të qënit në një lidhje të gjatë është ndjesia e sigurisë që vjen bashkë me kohën. Ti nuk ke pse shqetësohesh  se mund të ndahesh nga çasti në çast, por për çdo rast duhet të dini kë keni në krahë.

Secili ka karakterin e tij, por janë disa njerëz që zgjedhin t’i ndërpresin lidhjet krejt papritur. Ashtu nga hiçi mendojnë se marrëdhënia duhet të marrë fund. Cilave shenja të horoskopit i përksain?

Dashi

Temperamenti i nxituar i një Dashi është i prirur për t’i dhënë fund gjërave papritur.Nga një sherr i vogël, në dukje i parëndësishëm një Dash mund të të shpallë ndarjen. Nuk heziton të marrë hapa dhe vendime ekstreme, edhe nëse më pas pendohet. Gjithsesi, ata mbeten të dedikuar dhe besnikë ndaj një marrëdhënieje, por kur e ndajnë mendjen për ta mbyllur shohin përpara.

Binjakët

Binjakët mund ta çojnë marrëdhënien drejt ndarjes vetëm për t’i bërë gjërat më interesante. Ata mërziten shpejt dhe duan pak dramë në jetën e tyre. Ndarja mund të vijë sepse thjesht duan të eksplorojnë diçka tjetër ose të rrinë vetëm.

Gaforrja

Si shenja më emocionale e zodiakut, Gaforret jetojnë me ndjesitë dhe emocionet e tyre. Prandaj, nëse një Gaforre ndahet krejt papritur do të thotë se i ka analizuar shumë mirë ndjenjat dhe mendimet e saj.

Shigjetari

Shigjetari është në kërkim të pandalshëm. E dashuron udhëtimin e jetës dhe kërkon ritëm gjithë kohës.  Kërkojnë trajektore të reja për veten e tyre, prandaj mos u habisni nëse ndahen papritur prej jush.

Ujori

Nëse diçka i ngulitet në mendje një Ujori, është e pamundur t’ja heqësh. Ata vlerësojnë intelektin më shumë se emocionet e tyre. Nëse e shohin që lidhja po i mbyt, nuk hezitojnë 2 herë për të dhënë duart. Prioritet është liria e tyre!

MOS I HUMBISNI