KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Instagramming

Me hir a me pahir, Lori Hoxha rikthen Ledionin në Instagram!

Shkruar nga Anabel

13 Qershor 2019

Ditëlindjen e Ledion Liços, motrat Hoxha e paskan marrë goxha seriozisht. Si fillim, Sara zgjodhi që pikërisht në urimin publik për të shoqin, të zbulonte gjininë e bebushit. Një tjetër djalë!

Nga ana tjetër, Lori, u kujdes që kunati i saj t’i rikthehet sërish botës së rrjeteve sociale.

Në Instastory-n e saj, trashëgimtarja e Top Media-s postoi një foto me moderatorin dhe një tjetër ku na prezantoi me Instagram-in e ri të Ledionit.

“Ok, i hapa Ledionit Instagram se bën kot si kontrovers ai pa social media. Bëjeni folloë që ta ndjejë si detyrim të fillojë të na postojë prapë filmat e tij të preferuar për ato 6 veta që e kuptojnë!”- shkruan Lori.

Çfarë ka tek Instagram-i i ri i Ledionit?

Sigurisht, kryesor Lori Hoxha (që siç tha,  është marrë vetë me çdo gjë në llogarinë e tij të re)!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ledion Lico (@ledionnlico) on

Ç’mendon Ledioni?

Në një video të postuar në Instastory-n e tij, shfaqet sërish Lori, e cila na tregon se Ledioni nuk është ende gati për t’u rikthyer në Instagram.

Ka kaluar shumë kohë që kur moderatori ishte pjesë e rrjeteve sociale dhe nëse doni të dini çfarë zinte peshën më të madhe në profilin e tij?! Lexoni këtë artikull!

MOS I HUMBISNI