KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Instagramming

Në ditëlindjen e Ledionit, Sara zbulon gjininë e bebit të dytë

Shkruar nga Anabel

13 Qershor 2019

Pak javë më parë, Sara Hoxha bëri publik lajmin se ajo dhe bashkëshorti i saj, Ledion Liço do të bëhen prindër sërish. Çifti, që u martua gushtin e shkuar, ka një djalë dy-vjeçar të quajtur London Noor.

Sot, për ditëlindjen e Ledionit, Sara postoi një foto nga dasma të shoqëruar me një përshkrim të ndjerë.

“Si sot, vite më parë, në ditëlindjen e tij, njoha shpirtin tim binjak. Nuk mund të kisha kërkuar burrë dhe baba më të mirë për dy djemtë tanë. Të dua!

P.S.: Edhe pse nuk je në rrjetet sociale, e di që kërkon postimet për mua 24 orët e fundit çdo ditë.”

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxhaaa) on

Pra, janë në pritje të një djali.

Të gjithë ata që donin që emri i fëmijës së dytë të ishte Paris, kanë ende një shans. Ndoshta i vënë djalit një emër tipik vajzash. Ose jo. Kërkoni një emër tjetër, s'i dihet.

MOS I HUMBISNI