KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Social Buzz

Gabimi numër 1 që po bëjmë të gjithë me antidjersën!

Shkruar nga Anabel

13 Qershor 2019

Nëse ka diçka pa të cilën tani nuk jetojmë dot, është padyshim antidjersa. Mund të na prishë apo rregullojë punë në çdo orë të ditës. Pak nga ne e dinë, por a e dini që shumica e njerëzve bëjnë gabim në vendosjen e antidjersës?

E dinit  se antidjersa duhet vënë natën, para gjumit?! Kështu siç e lexuat, nëse doni të vini erë të mirë, e mësuat ç’duhet të bëni.

Shumë njerëz nuk e dinë se që antidjersa të jetë efektive gjatë gjithë ditës, ajo duhet vënë në mbrëmje.

Kjo sepse ajo funksionon duke u vendosur si një tapë në gjendrat e djersës. Këto tapa limitojnë sasinë e djersës që del në sipërfaqe të lëkurës dhe në mënyrë që ato të formohen, u duhet pak kohë. Në mbrëmje, temperatura e trupit është më e ulët prandaj kushtet e formimit të këtyre tapave janë më të favorshme.

Disa prej jush mund të thonë se nuk dalin dot nga shtëpia pa bërë një dush në mëngjes. Mos u shqetësoni sepse antidjersa do ta bëjë punën e saj edhe pas dushit të mëngjesit duke qenë se pjesa më e madhe e tyre zgjesin edhe më shumë se një ditë.

Lidhur me shqetësimin se mbajtja e antidjersës për kaq shumë kohë nuk është diçka e këshillueshme për shkak të toksinave, studime të shumta kanë treguar se antidjersat janë të sigurta.

 

MOS I HUMBISNI