KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Bota

S’do të donit t'ju shihnin në rrugë me këto qese plastike

Shkruar nga Anabel

13 Qershor 2019

Prej kohësh, po punohet që njerëzit të përdorin sa më pak plastikë njëpërdorimëshe, përfshirë qeset nëpër markete a dyqane. Për shembull, në vend, qeset plastike janë me pagesë dhe kushtojnë 5-10 lekë. Sado vlerë e vogël të jetë, shërben për ta vënë konsumatorin në pozitë dhe të mendohet vërtet nëse i nevojitet një tjetër qese në jetë.

Një market kanadez gjeti një tjetër mënyrë për t’i bërë klientët të përdorin sa më pak (në këtë rast, fare) plastikë. Qeset që ofron marketi kanë të shkruar fraza si: “Kujdesi ndaj zorrës së trashë,” “Dyqani i videove për të rritur” dhe “Shitje me shumicë e kremit për lythe të Dr. Toews.”

Do njeri të dalë rrugëve me një qese që lexon tekstet e mësipërme? Sigurisht që jo. Ose le të bëjmë një paralelizim shqiptar. E zëmë se shkoni në market dhe kërkoni një qese bashkë me blerjet tuaja. Në qese lexohet “Kura më efektive për majasëllin,” ose “Në market X, të parët prezervativë me shije shege,” ose “Lodra seksi me gjysmë çmimi.” Do preferonit t’i mbanit në dorë shampon, shishet e kosit, qumështit dhe atë tek patatinë për ditën që thyeni dietën? Apo do preferonit të bridhnit rrugëve me një qese që lë të kuptohet se vuani nga majasëlli. Zgedhja është e qartë. Herë tjetër, dilni nga shtëpia me trastë lecke.

“Ideja është, që të gjithë duhet të përpiqemi aktivisht për të shpëtuar planetin,” thotë pronari i marketit kanadez, David Lee Kween. “Qeset plastike janë një problem i madh dhe çdo veprim, sado i vogël, ka ndikim.”

POR!

Mesa duket, turpin e paskemi ngrënë me bukë. Madjei shtuam dhe djathë për shije. Klientët e marketit po bëjnë diçka tjetër. Jo vetëm që po i blejnë qeset, por po përpiqen t’i koleksionojnë të tre llojet. Pra, krejt e kundërta e asaj që po synonte të realizonte marketi.

MOS I HUMBISNI