KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Shqipëria

Si do të duken kartëmonedhat e reja të lekut

Shkruar nga Anabel

13 Qershor 2019

Këtë vjeshtë, Banka e Shqipërisë do të hedhë në qarkullim serinë e re të kartëmonedhave, veçanërisht prerjet 200 dhe 5 mijë lekë. Me kalimin e kohës, do të hidhen në treg të gjitha prerjet e kartëmonedhave.

Sipas Top Channel, prerjet e reja do të ruajnë të njëjtën tematikë si të vjetrat, por do të jenë të ridizenjuara dhe me elementë sigurie të rritur.

“Seria e re e kartëmonedhave ndryshon me serinë aktuale që kemi në katër fusha kryesore,” thotë Virjon Lalollari, Drejtor i Departamentit të Emisionit në Bankën e Shqipërisë. “[E para] në fushën e elementëve të sigurisë[...] E dyta ka të bëjë me fushën e dizenjimit, edhe dizenjii i kartëmonedhave ka pësuar ndryshime shumë të mëdha, industria e prodhimit të kartëmonedhave, me paraqitjen estetike të tematikës që ne kemi duke i shtuar asaj elementë të rinj në fushën e përdorimit të kartëmonedhave, mirëmbajtjes dhe jetëgjatësisë së saj.”

Skicat mbahen sekret, ndërkohë ka nisur shtypja e prerjeve diku jashtë vendit.

Banka e Shqipërisë planifikon që vitin tjetër të fusë në qarkullim edhe prerjen e kartëmonedhës 10 mijë lekë, që do të jetë më e madhja në treg. Tematika do të jetë himni kombëtar dhe figura e Asdrenit.

MOS I HUMBISNI