KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Social Buzz

Seks me nxënësin 13-vjeçar: Mësuesja pranon çdo akuzë!

Shkruar nga Anabel

12 Qershor 2019

Një mësuese në shkollë fillore në Arizona, ka pranuar se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçar, nxënësin e saj.

Sipas autoriteteve, ajo akuzohet për sjellje seksuale me një të mitur, shqetësim të shkaktuar ndaj tij dhe gjeste seksuale në publik më të.

Ajo u arrestua në mars të 2018-ës pas denoncimit të prindërve, ndërsa tani pranon hapur fajin.

Njerka e të miturit ishte e para që vuri re ndryshimet e djalit. Veprimet e tij ishin të dyshimta dhe çdo mbrëmje ai mbyllte derën.

Për ta zbuluar ç’po ndodhte ajo instaloi një aplikacion të posatshëm në telefonin e tij dhe  pasi zbuloi mesazhet skandaloze, u përball me 13-vjeçarin. Ky i fundit nuk vonoi t’i pohonte se kishte patur marrëdhënie seksuale me mësuesen e tij 27-vjeçare.

Në disa prej mesazheve, djali i shkruante se donte të bënte seks me të ndërsa përgjigja e mësueses ishte:

“E di zemër. Edhe unë të dua çdo ditë, pa limit kohe! Nëse do më duhej të lija punën për të bërë seks me ty gjithë ditën, do ta bëja.”

Sipas policisë, 27-vjeçarja i dërgonte të miturit foto nudo apo vetëm me të brendshme. Shpejt, lidhja e tyre u bë edhe më guximshme, aq sa s’mungonin as gjestet seksuale në ambientet e klasës.

Kur viktima dhe një prej shokëve të tij po prisnin për një shfaqe të shkollës në klasën e tyre, bashkë me mësuesen, kjo e fundit filloi të puthte 13-vjeçarin ndërkohë që i kërkonte shokut të tij të rrinte në klasë dhe të hidhte një sy rreth e rrotull para se ata të bënin seks.

Aktualisht e arrestuar, mësuesja rrezikon deri në 12-vite burg, por vendimi final pritet të merret më 12 korrik.

Burimi: People

MOS I HUMBISNI