KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Celebrity

A mund ta kalojmë ndarjen si Bradley dhe Irina?

Shkruar nga Anabel

12 Qershor 2019

Pas ndarjes, disa zgjedhin të shkëputen komplet nga bota, kurse të tjerë bëjnë të kundërtën. Rasti në fjalë është Bradley Cooper, i cili pak ditë më parë u nda nga partnerja e tij prej 4 vitesh, Irina Shayk.

Aktori, është parë së fundmi në West Hollywood i veshur thjesht teksa kalonte kohë me miqtë  e tij dhe dukej mjaft i qetë, optimist dhe komod në shoqërinë e djemve të tjerë.

Nga ana tjetër edhe Irina duket e qetë mjaftueshëm sa për të postuar një super foto teksa shijonte pamjet e Islandës, gjatë një udhëtimi pune.

Aktori 44-vjeçar dhe modelja 33-vjeçare, të cilët janë prindër të një vajze 2-vjeçare me emrin Lea, e nisën romancën në 2015-ën, për ta përfunduar pak ditë më parë.

Nga detajet e deritanishme, mësohet se marrëdhënia e dyshes kishte marrë fund që përpara se të dilte filmi “A Star is Born”.

MOS I HUMBISNI