KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Hostel by Anabel

Sot në #LLT, zbulohet kujt i shkruajti Klajdi dhe ç’e lidh Elion me Lunën

Shkruar nga Anabel

11 Qershor 2019

Kaq shumë gjëra ndodhin në serinë e trembëdhjetë të #Love #Likes #Tirana, por le të flasim për ato të rëndësishmet në fillim: Kujt i shkruajti Klajdi.

I shkruajti Zoit, ajo iu përgjigj, u takuan në shtëpinë e saj, bënë seks në dysheme dhe ruajtën një marrëdhënie “miq me përfitime” për disa javë.

POR!!!

I shkruajti edhe Lunës dhe ajo iu përgjigj. Madje, Lunës i tha se me të duhet të ishte martuar.

Le të themi se Klajdi dhe njerëzillëku janë dy vija paralele që s’takohen kurrë.

Në lajme të tjera, Irisi merr vesh se Luna dhe Elio nuk janë të lidhur, por janë motër e vëlla. Babai i këtyre të fundit aksidentohet rëndë dhe përfundon në koma. Lunën e ngushëllon Klajdi, sigurisht.

Irisi gjithashtu mëson se Erioni ka hequr dorë nga Tatiana, pra nga ajo, dhe është lidhur me dikë tjetër. Zhgënjyese, e dimë.

Xheni dhe Sara momentalisht po shijojnë mjaltin, le t’i lëmë në paqe.

Ledia kërkon një takim me vajzat sepse rikthehet nga Londra. Natyrshëm nuk mbërritën të gjitha në të njëjtën kohë, kështu që Zoi dhe Irisi kaluan ca momente të sikletshme bashkë, në të cilat Zoi mëson se Elio është vëllai i Lunës.

U lodhëm, shiheni më mirë.

MOS I HUMBISNI