KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Top List

Shtatë vajza shqiptare të panjohura që do t’ju frymëzojnë për veshjen e radhës

Shkruar nga Anabel

11 Qershor 2019

Ndonjëherë (lexo: gjithmonë), nuk di ç’të veshësh. Këtë hall kishte Emma dje, administratorja e faqes së Anabel në Facebook dhe prandaj kërkoi ndihmën e ndjekësve tanë. Me dhjetëra njerëz dërguan foto të asaj që kishin veshur dje. Gjithmonë, me mirëbesim, se fare mirë mund të kenë qenë dhe foto të vjetra.

Sidoqoftë, Emmës i ranë në sy shtatë vajzat e mëposhtme me një sens të këndshëm estetik. Ndoshta ju frymëzojnë edhe ju.

Nisim me fustanin e vogël të zi, me të cilin s’mund të gabosh kurrë. Ndjekësja jonë e ka shoqëruar me geta sepse në New York është ftohtë.

Vijojmë me një tjetër fustan të zi, por me vija të imëta të bardha. Nëse nuk e dinit, vijat kombinohen gjithnjë me diçka të kuqe. Gjithnjë.

Për diçka të këndshme, por edhe të rehatshme, mund të frymëzoheni nga kjo veshje:

Ose nga kjo:

Nëse doni një veshje të freskët për plazh ose për të bredhur një qytet të ri, mund të gjeni një kostum të bardhë e të lirshëm si ky më poshtë.

Nëse thjesht keni vapë dhe s’keni durim të mendoheni gjatë, xhinset e veshura me bluzë të bardhë hyjnë në të njëjtën kategori me fustanin e zi: të pagabueshme.

Ky kombinim vlen vetëm për ata që janë klientë të rregullt të ViaAnabel.

MOS I HUMBISNI