KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Muzika

‘Gjurmët’ rikthehen në një super koncert, me disa super artistë!

Shkruar nga Anabel

11 Qershor 2019

Qëndruan bashkë vetëm gjashtë vite, por qenë të mjaftueshme që këngët e grupit “Gjurmët” të ktheheshin në hite për t’u kënduar nga breza me radhë pasi vazhdimisht u sollën në versione moderne, si "Mendoja se çdo gjë merr fund pa ty" nga "Asgjë sikur dielli" apo "Era" e Mc Kreshës. Pas koncertit të ribashkimit pas 30 vitesh të grupit ikonë në Pallatin e Kongreseve në Shqipëri në dhjetor të 2015-s, nesër, në Sallën e Sporteve “1 Tetori” në Prishtinë, “Gjurmët” do të rikthehen edhe njëherë për publikun në një koncert madhështor, biletat e të cilit janë shitur të gjitha prej kohësh.

Të ftuar specialë do të jenë disa nga artistët më të talentuar të muzikës shqiptare: Dukagjin Lipa, Elina Duni, Bojken Lako, Alban Nimani, Marsela Çibukaj, Genc Salihu, Shpat Deda, Dren Abazi, Edona Vatoci, Xuxi, Tomor Kuçi, Vjoleta Zefi, Kastro Zizo, Nezafete Shala, Ardian Behrami Cipa dhe Grupi Polifonik.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Akademia Hollywood (@akademiahollywood) on

Vokalisti Migjen Kelmendi, kitaristi Bekim Dyla, bateristi Petrit Riza dhe basisti Tomor Kurshumliu qenë të parët që në fillim të viteve‘80 sollën gjininë e New Wave-it (Muzika e Erës së Re) në muzikën shqiptare, në koherencë me rrymat bashkëkohore në botë asokohe.

MOS I HUMBISNI