KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Shendet i Pergjithshem

Nga shtatzënia te infeksionet: Ç’tregon shija e keqe në gojë

Shkruar nga Anabel

11 Qershor 2019

Një shije e keqe në gojë mund të nënkuptojë një problem tepër serioz. Më poshte keni të renditura disa nga arsyet kryesore:

Infeksion

Infeksioni në fjalë shkaktohet nga një bakter i quajtur Candida Albicans, i cili gjen terren për të qëndruar brenda gojës suaj dhe kontrollohet nga sistemi imunitar. Sapo sistemi në fjalë dobësohet, bakteri riprodhohet me shpejtësi duke shkaktuar infeksion. Kështu do të vini re praninë e pikave/copëzave të vogla në fyt, që shkaktojnë gjithashtu një shije të çuditshme.

Shtatzëni

Përpos të vjellave dhe lodhjes, shumë gra ankohen se shtatzënia shoqërohet me një shije metali në gojën e tyre. Kjo ndodh për shkak të ndryshimeve të shpejta hormonale që ndodhin në trupin e gruas. Hormonet ndikojnë në nuhatjen dhe shijimin tuaj, ku krejt papritur nuk do duroni dot aromën e parfumit apo gjellën e preferuar. Mos u shqetësoni. Shija në fjalë ikën pas muajit të tretë të shtatzënisë.

Mungesë zinku

Nëse dieta juaj ushqimore është e varfër me zink, do të përjetoni një shije të çuditshme. Sipas studimeve, mendohet se zinku ngre nivelet e gustin- ës, një lloj proteine e cila kontrollon shqisën në fjalë.

Po kështu:

Grip

Diabet

Stres

Ilaçet

Higjiena e varfër orale

Kikirikët (njihet ndryshe si "sindroma e kikirikut", ku shumë njerëz, disa ditë pasi konsumojnë kikirikë ndjejnë një shije të çuditshme).

MOS I HUMBISNI