KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Muzika

Pas Capitalit, tani me Luanën: Rikthehet fuqishëm grupi legjendar shqiptar!

Shkruar nga Anabel

11 Qershor 2019

Në fillim të viteve ’70, grupi TNT ishte një ndër grupet më të famshme në Kosovë që solli hite, të cilat u kënduan për breza me radhë. Nëse emrin TNT e dëgjoni për herë të parë, na lejoni t’ju prezantojmë me autorët e këngës “Moj bjondinë me sytë e zinj”. Po kështu me siguri që i keni dëgjuar pafund këngët “S’ka me shqipen tonë”, apo “200 ditë”.

Pas disa ndryshimeve në grupin e famshëm, vokalisti Ferki Shala – i cili u shkëput nga muzika për arsye personale – u zëvendësua së fundmi nga këngëtari Bekim Hallaqi, që ka një ngjashmëri të dukshme vokale me Shalën.

Bekim Hallaqi (majtas)

TNT u rikthye fillimisht duke risjellë në një tjetër version këngën “200 ditë” në bashkëpunim me Capital T, e cila duket se ka rezultuar i suksesshme nisur nga klikimet në YouTube – gati 5 milionë në vetëm 3 javë.

Disa orë më parë, TNT risolli versionin e ri të “Moj bjondinë me sytë e zi” ft. Luana Vjollca.

Nisur nga këto dy bashkëpunime, duket se grupi ka në plan të risjellë të tjera versione paksa më moderne të këngëve të famshme të viteve ’90.

MOS I HUMBISNI