KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Showbiz dhe TV

Nga Pirro Çako: Versioni më i ri i ‘Xheloz’

Shkruar nga Anabel

11 Qershor 2019

Në shkurtin e një viti më parë, për ditëlindje, Elvana Gjata mendoi të sillte diçka ndryshe duke realizuar një koncert intim, ku promovoi albumin e saj EP “3”.

Albumi, një bashkëpunim i Elvanës, Pirro Çakos dhe Darko Dimitrov, risolli Elvanën e “Acoustic Live Session”, me këngë si “Ti Shqipëri më jep nder”, “Më Fal” apo “Xheloz”. Ndalemi për pak te kjo e fundit.

Katër ditë më parë, në kanalin zyrtar të Pirro Çakos në YouTube është publikuar një version ndryshe i këngës së njohur, ku origjinali (kënduar nga Elvana) numëron aktualisht 19,553,042 views (ora 11:35 AM).

E kënduar nga Pirro, i cili ka mundësuar tekstin dhe muzikën e “Xheloz", kënga vjen tepër ëmbël... Shijojeni!

MOS I HUMBISNI