KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Social Buzz

Princesha e zbuloi ç'tregon shkrimi i saj, tani është radha jote!

Shkruar nga Anabel

10 Qershor 2019

Jo me larg se 2 ditë më parë, Meghan Markle pati shansin të ushtronte hobin e saj të preferuar gjatë një vizite në shtëpinë e të moshuarëve.

Gjatë qëndrimit, Dukesha e Sussex-it, i ndihmoi ata të dekoronin një pjesë të ambientit me gjëra të punuara me dorë dhe urime të shkruara aty për aty. Nëse s’e dinit, princesha është më shumë se e dhënë pas kaligrafisë dhe shkrimi i saj i dorës është pothuajse i pabesueshëm.

“Gëzuar Krishtlindjet. Me dashuri, Meghan!”- kështu shkruhet në një prej dekoreve dhe gërmat duken kaq perfekte sa vështirë të besohet që është shkrim në dorë të lirë.

Kalojmë tek mesazhi tjetër dhe siç mund ta shihni, shkrimi i princeshës është jo vetëm elegant, por kaq i sofistikuar sa zor se mund të mos tërheqë vëmendje.

“Jam e gëzuar që edhe atëherë kur askush nuk e vlerëson më një shkrim dore, unë arrij ta mbaj gjallë.”- është shprehur dikur dhe me siguri, Meghan e di mirë rëndësinë e shkrimit tek një njeri.

Mënyra sesi shkruajmë tregon shumë për karakterin tonë dhe nga ç’po shohim, shkrimi i saj duket kështu, prandaj  princesha gëzon tiparet më poshtë.

Y- ja 1 : I zgjidhni me kujdes miqtë

Y- ja 2:  Keni shoqëri të gjerë

Y-ja 3:   Vdisni të udhëtoni

Y- ja 4: Ju pëlqen të rrini një kohë të mirë në shtëpi

U bëtë kurioz për shkrimin tuaj?! Zbulojeni më poshtë!

Nëse shkronjat i bëni të mëdha kjo tregon se dëshironi të kuptoheni mirë nga të tjerët, por nga ana tjetër edhe të tërhiqni vëmendjen. Shkronjat e vogla tregojnë se jeni të ndrojtur ama të përpiktë dhe të zellshëm.

Pjerrtësia e shkrimit ka po ashtu rëndësi:

Nëse shkrimi anon nga e djathta jeni shumë të ndjeshëm, të shoqërueshëm si dhe mjaft të lidhur me miqtë dhe familjarët.

Nëse nuk ka pjerrtësi atëherë udhëhiqeni nga logjika dhe jo ndjenjat.

Nëse shkrimi anon nga e majta jeni karrieristë dhe shumë të rezervuar.

Presioni që ushtroni mbi stilolaps do t’ju ndihmojë gjithashtu ta njihni më shumë veten.

Shumë presion: I përjetonin gjërat shumë, keni emocione të forta dhe reagoni pa u menduar dy herë.

Pak presion: Nuk e vrisni shumë mendjen, e merrni jetën si t’ju vijë.

Një tjetër mënyrë për të kuptuar veten? Hapësira ose mungesa e saj në pjesën e sipërme të shkronjave. 

Një L e tillë tregon se ju keni ëndrra të mëdha për të ardhmen dhe shpresë se gjithçka do të realizohet.

Ndërkohë L- ja e mëposhtme nënkupton se ëndrrat dhe shpresat tuaja janë ndrydhur

Po kështu, T- ja e lakuar tregon se jeni të ndjeshëm ndaj kritikave dhe paranojakë, ndërsa T- ja e dytë na lë të kuptojmë se punoni shumë, jeni të disiplinuar dhe të vetëpërmbajtur.

Nëse doni akoma, klikoni këtu.

MOS I HUMBISNI