KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Social Buzz

As mos t'ju shkojë ndërmend të gudulisni më një bebe!

Shkruar nga Anabel

10 Qershor 2019

Të gudulisësh një bebe mund të duket argëtuese, por në fakt është po aq e dëmshme. Ndonëse shumica prej nesh kanë dëgjuar se diçka e tillë rekomandohet, gudulisja nuk përfundon me buzëqeshjen e fëmijës.  Pse duhet të mendoheni dy herë para se ju apo dikush tjetër të ngacmojë bebushin?

1. Vetëm se janë duke qeshur, s’do të thotë që po ju pëlqen çfarë po bëni.

Edhe nëse e urrejnë plotësisht, ata sërish do qeshin. Kjo i bën prindërit të mendojnë se po kënaqen, kur në fakt jo. Gudulisja nuk krijon të njëjtën ndjesi si ajo që ne kemi kur dikush na bën për të qeshur me një shaka.

2. Ti po përpiqesh ta “dominosh”

Një njeri që guduliset, humbet vetë-kontrollin. Kjo nuk është diçka e mirë për një fëmijë që është duke ndërtuar personalitetin e tij.

3. Gudulisja ka torturuar njerëz për dekada me radhë!

E dinit që gudulisja ka qenë një mënyrë torture ? Duke qenë se nuk lë shenja, viktima mund ta merrte veten thjesht dhe shpejt. Studimet tregojnë se gudulisjet përveçse shkaktojnë pasoja të rënda psikologjike, mund të bëjnë që personi të humbasë ndërgjegjen, të vjellë apo të mbetet pa frymë.

4. Kujtoni që fëmija nuk ju thotë dot boll!

Duket të ndaloni! Pavarësisht se i shihni duke qeshur, frymëmarrja e tyre është vështirësuar dhe s’mund t’ju thonë të ndaloni.

5. Thuajini më mirë “të dua shumë”!

Sigurisht që prindërit duan më të mirën për fëmijën e tyre dhe një veprim si ky i tingëllon argëtues. Më mirë shmangeni për gjithë arsyet që u përmendën më lart dhe të tjera. Përveç kësaj, pyesni gjithnjë nëse mund ta prekni fëmijën tuaj, Është ai që vendos për trupin e tij. Në të kundërt, thjesht shprehini dashurinë.

MOS I HUMBISNI