KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Shqipëria

Bëni kujdes: Temperaturat sot, mbi 35 gradë

Shkruar nga Anabel

10 Qershor 2019

Është zyrtarisht verë! Siç e kuptuat edhe fundjavën që lamë pas, ku një pjesë e mirë prej jush u dynd drejt bregdetit, temperaturat janë rritur me një shpejtësi të madhe dhe ditën e sotme pritet të arrijnë deri mbi 35 gradë Celsius.

Nisur nga parashikimi i motit, realizuar nga MeteoAlb, temperaturat maksimale në Fier, Elbasan dhe Sarandë mund të shkojnë deri në 37 gradë; ndërkohë që në Lezhë, Tiranë, Vlorë apo Berat plot 36.

~ Çfarë do të thotë e gjitha kjo? ~

Pikë së pari përpiquni t’u shmangeni orareve të drekës (sidomos fëmijët, të moshuarit).

Përdorni krem dielli, ruajuni ekspozimit përmes aksesorëve (syze, kapele), materialeve të freskëta dhe ngjyrave të çelëta (ose të bardha).

Po kështu përpiquni të konsumoni sa më shumë ujë dhe nëse për fatin tuaj të mirë, keni mundësinë të pushoni buzë detit, ç’po prisni ende?

MOS I HUMBISNI