Top List

Jo vetëm Miss-e: Të famshmit shqiptarë që dikur merreshin me sport

Shkruar nga Anabel

8 Qershor 2019

Jo vetëm Miss-e: Të famshmit shqiptarë që dikur merreshin me
Cindy Marina

Cindy Marina, e sapokurorëzuar Miss Universe Albania 2019, është volejbolliste. 20-vjeçarja është pasuese e USC Trojans dhe e ekipit kombëtar të volejbollit për femra në vend.  Marina është Miss-i i tretë shqiptar që ka një karrierë ose një të shkuar në sporte.

Floriana Garo, Miss World Albania 2012, porsi Cindy Marina, ka luajtur volejboll për ekipin e kolegjit të saj, City College of New York. Madje, ka fituar edhe çmimin Lojtarja e Vitit në 2007-n dhe 2009-n.

Jo vetëm Miss-e: Të famshmit shqiptarë që dikur merreshin me
Floriana Garo, qendër

Suada Sherifi, Miss World 2006, Miss Albania 2005, ka luajtur basketboll për ekipin e Tiranës për vite me radhë. Ajo hoqi dorë nga sporti pas një dëmtimi në këmbë dhe ndoqi karrierën si notere e sipërmarrëse.

Jo vetëm Miss-e: Të famshmit shqiptarë që dikur merreshin me

Përveç Miss-eve, volejboll ka luajtur edhe Sonila Meço, vite më parë e për shumë pak.

Jo vetëm Miss-e: Të famshmit shqiptarë që dikur merreshin me
Sonila Meço me të bijën

Ndërsa Julian Deda, në “10 fakte që nuk i dinit për mua” për Revistën Who, qëndroi kriptik e thjesht tha se “ka qenë lojtar futbolli i federuar në një skuadër në Gjermani.”

Jo vetëm Miss-e: Të famshmit shqiptarë që dikur merreshin me

Bes Kallaku nga ana tjetër ka një karrierë në futboll të mirëdokumentuar në faqen e tij në Federatën Shqiptare të Futbollit. Ai ka luajtur me Shënkollin, FC Kevintan, KS Korabin dhe KF Adriatiku Mamurras.

Jo vetëm Miss-e: Të famshmit shqiptarë që dikur merreshin me