KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Shendet i Pergjithshem

Tentuan t’i jepnin fund periodave me fshesë korrenti: 2 vajza shtrohen në spital

Shkruar nga Anabel

7 Qershor 2019

Dy vajza, 19 dhe 23 vjeç, u shtruan në spital pas përdorimit të fshesës me korrent për t’i dhënë fund periodave. Një prej infermiereve të spitalit në Seattle, qytet në Washington, konfirmoi lajmin se vajzat kërkuan ndihmë të specializuar mjekësore si pasojë e realizimit të një teknike të vjetër dhe të rrezikshme.

Ajo shtoi se gjatë ditëve të menstruacioneve, trupi humb gjak në sasi të konsiderueshme për t’u përballuar nga gratë. Përdorimi i forcave thithëse rrit rrjedhjen e gjakut deri ne 1000 herë, duke shkaktuar një gjendje shoku.

Ekstraktimi menstrual – i njohur si metoda ME – është një teknikë jomjekësore e përdorur nga gratë kryesisht rreth viteve 1970 për të abortuar me ndihmën e gypave thithës, shiringës dhe një kavanozi.

Një metodë e tillë konsiderohet tepër e rrezikshme nga mjekët pasi shkakton gjendje shoku, dëmtime vaginale si edhe pasoja fatale për jetën.

Burimi: New York Post

MOS I HUMBISNI