Sex

Njerëzit rrëfejnë eksperiencat seksuale: 'Si ishte të bëja një treshe?'

Shkruar nga Anabel

7 Qershor 2019

Njerëzit rrëfejnë eksperiencat seksuale: 'Si ishte të

Ne krye të listës së fantazive seksuale mbetet: një treshe! Shumë çifte nuk kanë nguruar ta kthejnë në realitet fantazinë e tyre, madje dhe ta tregojnë hapur si është në të vërtetë kjo eksperiencë. Jeni gati për t’i dëgjuar të gjitha?!

1. “Ndryshoi komplet lidhjen tonë, për mirë!”

"Unë dhe i dashuri im kaluam kohe me një shoqen tonë në Kanada. Rrinim gjithë ditën në shoqërinë e njëri tjetrit, qeshnim, flisnim. Qëndronim kaq vonë netëve sa nuk kishte kuptim ta çonim atë në hotelin e saj. Në një moment, u afruam të tre dhe ajo preku qafën time. Aq doja! Duart dhe buzët tona u bashkuan në të njëjtën kohë. Partneri im ishte i kënaqur të na shihte, por situata u nxeh kaq shumë sa u bashkua. Në fakt isha unë ajo që e ftova. Gjithçka ndodhi ishte e mbushur me emocione. Me emocione pozitive! S’e kisha parë kurrë nga larg kënaqësinë që përjetonte partneri im dhe s’mendoja se kishte diçka më të mirë se kjo.  S’e kam dashur kurrë më shumë atë se sa në atë moment.

Pasi e gjitha mbaroi dhe ne u kthyem në shtëpi, ishim pak të trishtuar në fakt. Na mungonte. E përsëritëm dhe njëherë gjithë skenën duke e kujtuar me zë të lartë dhe gjithçka që di të them është se lidhja jonë u përmirësua. Tani e ndjej që mund të lëmë edhe njerëz të tjerë herë pas here mes nesh. Jemi me fat që treshja jonë përfundoi mirë.Me atë vajzën jemi akoma shokë dhe po flasim për një eksperiencë tjetër kur ajo të na vizitojë.”

2. “M’u duk si ëndërr!”

“Kam patur disa eksperienca treshesh në jetën time. Shumicën e tyre i kam bërë në adoleshencën e vonë, në fillim të 20-ave dhe të fundit, para se të mbushja 30-të.

Isha në një lidhje dhe vajza tjetër ishte shoqja e të dashurës. Ndodhi spontanisht pas disa gotave. Ajo as nuk e kaloi natën me ne. Të nesërmen u zgjova dhe m’u duk si ëndërr. Shoqja e të dashurës nuk u duk më kurrë aty dhe kur takohemi ndonjëherë, ajo bën sikur s’ka ndodhur kurrë asgjë.”

3. “Komplikoi gjërat me shoqen time të ngushtë.”

Unë dhe shoqa ime njohëm një djalë kur ishim me pushime në Haëaii. S’e kishim menduar kurrë të dilnim përpara bashkë, por vendosëm të bënim një treshe.  Djali tjetër ishte super seksi dhe gjithçka nisi mirë. Ishim të gjithë të përfshirë për shkak se edhe kishim pirë. Pas pak kohe, situata filloi të bëhej e sikletshme.

T’i bëja seks oral një vajze që e kam njohur që 13-vjeç, më bënte të ndihesha jo rehat. Pasi mbaroi, ne të dyja s’folëm për pak ditë. Gjërat nuk ishin më njësoj kur u kthyem nga pushimet. S’dilnim më shpesh dhe ishte e dhimbshme. Fatmirësisht pas 1 viti rikthyem marrëdhënien që kishim patur. S’e prisja që ajo treshe të na ndikonte kaq shumë në raportin tonë miqësor.”